Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Bartomeu vendos të mos flasë para hetuesve, kalon natën në komisariat

22:13 / March 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bartiomeu josep
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Josep Maria Bartiomeu, ish-presidenti i Barcelonës i arrestuar sot si pasojë e hetimeve për “Barçagate”, ka vendosur që të mos përgjigjet para hetuesve që kanë kërkuar deponim të tij për çështjet për të cilat është nën hetim. Mediat spanjolle kanë mësuar se ai është këshilluar nga avokatët që të mos japë asnjë lloj deklarate në pritje të seancës gjyqësore që do të përcaktojë masën ndaj tij.

Mendohet se Bartomeu akuzohet për keqpërdorim fondesh, abuzim dhe korrupsion ndër të tjera, pasi me veprimet e tij ka fshehur aktivitete financiare të klubit nga Bordi por edhe nga shteti spanjoll. Ai nuk u është përgjigjur pyetjeve të hetuesve e kësisoj, pritet që të kalojë natën në komisariatin e policisë, në pritje të masës që do të merrte ndaj tij.

E njëjta situatë edhe për Haume Masferr, shefi i tij i kabinetit, i cili nuk është lënë i lirë. Kurse ata që vazhdojnë të punojnë aktualisht te Barcelona, Roma Gomez Ponti dhe Oskar Grau, janë lënë të lirë që të kthehen në shtëpitë e tyre për të kaluar natën. Nuk ka ende një komuniktë të plotë në lidhje me këtë çështje, por policia bëri të ditur se klubi i Barcelonës ishte treguar shumë bashkëpunues, ndërsa hetimi kishte rreth 1 vit që kishte filluar e tashmë ishte në fazën përfundimtare të tij. 

bartomeu komisariat Naten
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026

Zyrtare/ Chelsea zgjedh Xabi Alonson si trajner të ri, spanjolli firmos për katër vite

11:39 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.