Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Basha bëri thirrje për ‘luftë’ në vend, reagon deputeti i parë nga mazhoranca

14:45 / April 21, 20172 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha12
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 

I pari që ka reaguar sot në lidhje në deklaratën e kreut të opozitës, Luzlim Bashës për bllokimin e rrugëve për protestat në ditët në vijim, ka qenë deputeti i PS-së, Taulant Balla.

Ai ka sugjeruar të mos merret seriozisht por njëkohësisht paralajmëron kreun e PD-së të mos i shkojë në mend të bllokojë rrugët sepse shqiptarët kanë plot halle. Ai i ka cilësuar si të papërgjegjshme deklaratat e Bashës dhe thotë se çdo përpjekje për destabilizim është kundër interesave të Shqipërisë.

“Lojërat e vitit 1997 dhe rreziqet që ato mbartin në vetvete nuk duhen rikthyer më në Shqipëri. Shqiptarët nuk meritojnë të kenë drejtues politikë të cilët vënë interesin e tyre politik mbi interesin e Shqipërisë sepse interesi politik i Lulzim Bashës sot është mospjesëmarrja në zgjedhje për shkak të frikës nga Vettingu dhe frikës nga rezultati i zgjedhjeve.

Të kesh frike nga vota e popullit do të thotë të mos dish të respektosh popullin tënd, atë popull që të ka dhënë mandatin për të qeverisur. Edhe pse nuk i marr seriozisht deklaratat e Lulzim Bashës dua t’i them se është mirë të mos i çojë ndërmend ato deklarata të papërgjegjshme që ai i hedh si shashka.

Shqiptarët sot kanë nevojë për vende pune dhe kush është kundër Vettingut edhe kundër vendeve të punës së shqiptarëve; kush është për qeveri teknike është kundër ekonomisë së Shqipërisë, çka do të thotë sërish kundër vendeve të punës. Të mos ta çojë ndërmend Lulzim Basha të bllokojë rrugët sepse shqiptarët kanë plot halle, njerëzit duhet të shkojnë në punë, në shkolle apo në spitale. Çdo përpjekje për destabilizim është kundër interesave të Shqipërisë”, ka deklaruar Balla. /tirananews/

Lulzim Basha Protest Zgjedhje 2017
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.