Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Basha: Berisha do t’i vinte flakën shtëpisë sonë për karrigen e tij

13:28 / January 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Basha 3.
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë takimit me drejtues të njësisë 8 të PD në kryeqytet, kryedemokrati Lulzim Basha foli për luftën e brendshme në PD. Basha tha se Berisha për karrigen e tij ishte gati t’i vinte flakën shtëpisë.

“Shqipërisë po i vijnë vërdallë disa hije të së shkuarës që thonë gënjeshtra për të mbuluar atë që i kanë bërë këtij vendi. Këto hije të së shkuarës dhe simbole të korrupsionit janë bërë peshë e tepërt për çdo familje shqiptare. Janë lodhur shqiptarët duke dëgjuar të njëjtat alibi dhe gënjeshtra. Shikoni si dolën me inceneratorët. Kemi 6 vjet betejë për një të vërtetë të dhimbshme dhe një aferë korruptive me përmasa të përbindshme.  Koka e kësaj afere bashkë me tubin e oksigjenit mundohen ta heqin vëmendjen nga kjo.

Qëllimi i tyre është ta mbajnë Shqipërinë kështu. Faktori ndërkombëtar është vetëdijësuar për faktet e masakrës zgjedhore. Kush ka hesape me drejtësinë mendon se mund të shpëtojë. Këto janë të vërtetat e fundit të një politike që i ka lodhur njerëzit. I ka bërë të humbin besimin te politikbërja. Shikoni çfarë ndodhi brenda shtëpisë sonë. E gjitha gjoja filloi për arsye parimore por paska qenë për hallin e Sali Berishës. Ai bashkë me një grusht njerëzish për karriget e tyre janë gati t’ia vënë zjarrin shtëpisë së tyre”, tha Basha.

Ai u shpreh se lufta nuk bëhet duke vënë demokratët përballë njëri tjetrit dhe këtë sipas tij e faktoi më së miri protesta e 8 Janarit. “A mund t’ia lejoja edukatës time. Jua kam thënë në fillim. Nuk e bëj. Lëre të shfryjë. E di që është plot me zemërim. Do ketë edhe koston e vet. Nuk luftohet duke vënë demokratët përballë njëri tjetrit. 8 Janari ia ka hapur sytë të gjithëve pse kam marrë një vendim të drejtë”, u shpreh ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshimet në KPP/ SPAK s’do t’i hetojë prokurorët e posaçëm dhe gjyqtarët e GJKKO për çdo krim/ I kalojnë gjykatave të tjera

15:41 / September 30, 2026

Drafti i Kodit të Procedurës Penale, Rama: S’ka më hetime në sirtar/ Çdokush do të informohet për veprën, të kërkojë verifikim nga gjykata

12:39 / September 30, 2026

Rama: Jo kontroll të celularëve pa autorizim të gjykatës! Marrja në pyetje do të regjistrohet me zë dhe figurë

12:38 / September 30, 2026

Rama: Do lejohet transmetimi live i seancave gjyqësore, me kërkesë të palëve

12:35 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.