Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Basha: Berisha njëlloj si Tom Doshi dhe Vangjush Dako

22:03 / November 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lulzim Basha ka krahasuar mbrëmjen e sotme Sali Berishën me Tom Doshin dhe Vangjush Dakon, të cilët gjithashtu janë shpallur “non grata” nga SHBA. 

Basha ka deklaruar se ndarja e PD me Berishën është bërë në 9 shtator dhe se vendimi i tij ka qenë i bazuar në statut.

Ai ka shtuar se SHBA kishte kërkuar përjashtimin e Berishës nga Kuvendi dhe nga grupi parlamentar demokrat. Sipas Bashës është ndjekur i njëjti standard si me Tom Doshin dhe ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

“Kush është politikani dhe njeriu Sali Berisha? Unë në asnjë moment nuk kam shkelur mbi 16 vite bashkëpunim me të. Kemi shkaktuar dëme dhe përplasje gjatë qeverisjes sonë. Ndarja me Berishën është 9 shtatori. Kam marrë një vendim të bazuar në statut, të bazuar në përgjegjësitë e lidershipit. Mund të them që ka qenë një ditë dramatike përjashtimi i Berishës. Unë nuk e komentoj vendimin e DASH, vendimin tim po.

Nuk bëhet diçka për një gjë as të thjeshtë dhe as të lehtë. Barra e kreut të PD ishte vendosja në peshore e interesit të partisë dhe Sali Berishës. Ai ka pasur respektin dhe besnikërinë time. Sa herë bëhej fjalë për interesin e tij, kam ceduar edhe në atë të kryetarit të PD-së. Nëse nuk e bëja do të izolohej PD nga çdo kontakt me Amerikën. Nuk ka kërkuar pezullimin e Berishës, po përjashtimin nga Kuvendi por edhe përjashtimin nga Partia. Produkti për të gjetur një zgjidhje, në këtë moment, u gjet në pezullimin duke bërë realitet premtimin e Berishës se në betejë nuk do të përfshinte PD-në”, ka thënë Basha. “Mos harroni, Partia Demokratike kishte vendosur një standard në rast non grata të tjera. Parti e lindur me vlerat perëndimore. Kishte vendosur një standard, madje kishte kërkuar një standard që zyrtarisht në rastin e Dakos, në rastin e Doshit edhe sanksione të tjera. Në këtë moment falë investimit politik dhe personal të kryetarit të Partisë Demokratike, u arrit në një vendimarrje të tillë që është pezullimi nga Grupi Parlamentar deri në përfundimin e çështjes gjyqësore që vetë zoti Berisha ka ndërmarrë në Francë”.

 

Basha Dako tom doshi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.