Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Basha: Berisha s’e fsheh dot bashkëpunimin me Ramën për kullat

16:19 / August 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama dhe Berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar denoncimet për kullën pas TKOB-së në Tiranë, të cilën e quan ‘Mali i Korrupsionit’.

Në një postim në rrjetin sociale, Facebook, Basha shkruan se ish-kryeministri Sali Berisha nuk e fsheh dot bashkëpunimin me Edi Ramën për kullat dhe as faktin se aty pastrohen para krimi dhe korrupsioni.

Sakaq ai i bën thirrje SPAK-ut të hetojë aferën dhe të vejë para përgjegjësisë çdo person të përfshirë.

Postimi i plotë:

Pengjet fshihen sot pas kullës së Tiranës, pas “Malit të Korrupsionit” që po mban peng zhvillimin dhe mirëqenien e shqiptarëve.

Sado baltë të hedhë, Sali Berisha nuk e fsheh dot bashkëpunimin me Edi Ramën për kullat; as faktin se aty pastrohen para krimi dhe korrupsioni. Prandaj SPAK duhet të hetojë pa humbur kohë.

Rasti i kullës, e tregoi qartë para shqiptarëve se kush është pengu, por çfarë halli e shtyn Sali Berishën, që merr në mbrojtje çdo ditë simbolin e korrupsionit, jo vetëm në dosjen e Inceneratorëve? Sepse Dosja e Inceneratorëve është afera korruptive ku i gjithë pushteti i Edi Ramës, me dijeninë dhe bekimin e tij, është zhytur në korrupsion dhe abuzim me pushtetin.

Kryeministri, ministra, dhe kryetarë bashkish kanë vepruar si një organizatë kriminale dhe SPAK duhet ta procedojë si të tillë pa përjashtuar askënd, duke filluar nga: Kryeministri, ministra, ish-ministra, kryetarin e Bashkisë së Tiranës e me radhë të gjthë ata që me paratë e shqiptarëve kanë ushqyer inceneratorët e korrupsionit.

Kush amniston njërën palë apo tjetrën në përgjegjësinë ndaj inceneratorëve, qartas tregon bashkëpunimin që ka patur dhe vazhdon të ketë me ideatorët dhe zbatuesit e kësaj mega afere.

Partia Demokratike do të vijojë të mbështesë çdo hetim të SPAK-ut për këto afera dhe e inkurajon atë të vijojë pa u ndalur nxjerrien para drejtësisë të personave të tjera zyrtarë e ish-zyrtarë të përfshirë në afera korrupsioni që janë kallëzuar në prokurorinë e posaçme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ulja e TVSH-së dhe heqja e taksës së qarkullimit, Malaj zbulon planin: Po shqyrtohet Bordi i Transparencës i përhershëm për kontrollin e çmimeve

11:31 / November 4, 2026

Reforma territoriale dhe zgjedhore në fokus, ministri Demo në Komision: 2027-a do të jetë vit sfidues për bashkitë, rritet buxheti për Policinë

11:23 / November 4, 2026

Ministri Hoxha nga Berlini: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra për anëtarësimin, por vlerësim bazuar në meritë

10:16 / November 4, 2026

Shqipëria synon mbylljen e negociatave në 2027, sot dalin afatet për çdo kapitull

10:04 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.