Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Basha: Biznesi në luftë për mbijetesë. Po mbytet nga politikat e gabuara të kësaj qeverie

12:13 / November 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha rrugetimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike ka vijuar “Rrugetimin për Shqipërinë” me një takim me biznesmenë të Durrësit ku tha se paketa e demokratëve nuk ofron vetëm ulje taksash, por një sjellje tjetër me biznesin, një qeveri që i kupton.

“Në kontrast me këtë qeveri, për mua, një biznes i çliruar, i rimëkëmbur dhe i fuqizuar është në zemër të vizionit tonë për Shqipërinë. Ju keni aftësitë dhe gjenialitetin për të çarë përpara, për të arritur sukses, për të qenë shtyllë e zhvillimit dhe prosperitetit. Ajo që ju duhet është njeë qeveri që ju kupton, që ju mbështet, një qeveri që ju jep pak ndihmë, kur keni nevojë; një qeveri që është atje jo për t’jua bërë jetën më të vështirë, por për t’jua bërë më të lehtë.

Për këtë arsye ne jemi të përkushtuar për uljen e taksave, për luftën kundër korrupsionit dhe krijimin e kushteve të barabarta të barazisë përpara ligjit, konkurencës së ndershme, aksesit të barabartë kurdo, veçanërisht në treg, me tenderat, prokurimet publike, në faktorët bazë të prodhimit dhe shërbimeve. Kjo është në zemër të platformës sonë. Me anë të kesajduam tlju shohim të keni sukses, të fuqizoheni, të punësoni, të rriteni, sepse një biznes I fuqishëm është prosperitet për vendin”, tha Basha.

Sipas tij, për një kohë shumë të gjatë, Shqipëria po tregohet me gisht si kryeqendra e krimit në Ballkan. “Ju ftoj që të bëjmë gjithçka së bashku që ta kthejmë në kryeqendrën e biznesit në Ballkan”, tha Basha.

Paketa e demokratëve sipas Bashës përmban dhe trajnimin e krahut të punës në shkollë, ku do të bëhet bashkë me biznesin që të rinjtë të dalin të kualifikuar për tregun e punës. “Stazhet dontë bëhen në bashkëpunim me biznesin që të mos dalin si ufo në tregun e punës por të jenë gati. Ne do të mbështesim stazhet e paguara të punës. Kjo do frenojë dhe emigracionin”, tha Basha.

Basha Rrugëtimi për Shqipërinë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.