Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Basha drejt rikthimit në krye të PD? Salianji: Do kthehet dhe do tretet më 30 qershor. Duke u qurravitur, nuk…!

18:36 / April 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha salianji 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ervin Salianji, në një intervistë për “Top Talk”, shprehet se ish-kryetari i PD-së mund të rikthehet sërish në krye të partisë pas zgjedhjeve lokale.

Duke e cilësuar Partinë Demokratike zyrtare, si PD-në e vulës, demokrati thotë se ka një privatizim të vulës nga 2-3 persona.

“Ka një privatizim të PD-së së vulës. Do të jemi prapë këtu dhe do ta shohim si do të tretet bashkë me ish-kryetarin kur ai të kthehet në krye të asaj partie.

Do të kthehet dhe do të tretet bashkë me ata. Është e qartë që do të ketë një proces në 15 maj, në 30 qershor do të kthehet”.

Salianji shkon më tej, kur thotë se ka një kategori politikanësh që në politikë i kanë marrë të gjitha qyl.

“Nuk merren as godinat, as qytetarët, as vulat, duke u qurravitur. Merren vetëm me betejën politike. Betejat politike bëhen duke fituar mbështetjen e qytetarëve”.

Salianji akuzon Alibeajn se në fushatën zgjedhore për 14 majin, më shumë po promovon Edi Ramën se sa opozitën.

“Për të rrëzuar Edi Ramën, thotë ky zotëria, votoni Ramën. Kjo është logjika e të gjithë fushatës. Çfarë e pengon që të thotë votoni kandidatët e opozitës. Unë kam këtë ndasi të caktuar me këtë zotërinë, edhe unë po themi, por çfarë e pengon që të thotë votoni kandidatët e partisë, e opozitës, për të bërë të mundur ndryshimin. Mirë aty ku kanë, po aty ku nuk kanë. Këtu ka diçka që kërcet dhe nuk bën sens politik.

Nuk është çështje vulash dhe godinash, është çështje e vullnetit të qytetarëve. Do ta shihni në rezultatin e zgjedhjeve. Votat e kandidatëve janë votat politike që do të marrë secila prej palëve”- tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.