Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediat, përsa i përket masave të reja të situatës së COVID-19 për fundjavën në Shqipëri.
“Ky është patriotizmi sot, që të mos kuturisësh dhe të shkelësh rregullat. Dua ta përsëris sojin e papërgjegjshëm, që i bien fyellit që i bën në po atë vrimë që i kanë rënë dhe më parë. Njëri shkruante se kjo po bëhet për protestat, t’i lëmë këto broçkulla dhe të referohemi tek shkenca e të mos merremi me llafe”, tha Rama.
