Në fjalën tij, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se sheshi përpara Kryeministrisë është mbushur me kurajë dhe vendosmëri, ndërsa shtuar se ky është mesazhi i shkëputjes së Shqipërisë nga kthetrat e një grushti horrash dhe zuzarësh që kanë marrë peng Shqipërinë.
Basha theksoi gjithashtu se pa opozitën nuk mund të ketë zgjedhje demokratike.
“Sonte shoh në sytë tuaj, dëgjoj në zërin tuaj, unë dhe gjithë Shqipëria, Evropa dhe gjithë bota, shpresën e një kombi të ngritur në këmbë për të mos u ulur më kurrë. Është mbushur ky shesh me kurajë, me vendosmëri, me një mesazh të prerë dhe të vendosur: bëjeni ta dëgjojë gjithë bota.
Nuk ka në Evropë kryeministër që kapet duke vjedhur zgjedhjet e mos të shporret një orë e më parë nga karrigia e të çohet para drejtësisë.
Nuk ka në Evropë politikan që ta mbushë partinë e tij e grupin parlamentar me 19 përdhunues, vrasës e trafikantë dhe të mos shporret e të shkojë para drejtësisë.
Standardet, vlerat dhe normat e Evropës do të kishin diktuar me dhjetëra herë largimin e Edi Ramës dhe të bandës së tij.
Në këto 6 vite e gjysme, vetëm krim, korrupsion e hajdutëri, babëzi dhe dhunë ndaj qytetarëve shqiptarë. Ndaj sot e derisa të bëhet realitet, ka vetëm një mesazh nga populli: Rama ik.
Ky mesazh buron kudo nga gojët, kraharorët e shqiptarëve, është mesazhi i shkëputjes së Shqipërisë nga kthetrat e një grushti horrash dhe zuzarësh që ka marrë peng Shqipërinë tonë”.