Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Basha është i dënuar ta ndjekë pas Metën?” Patozi tregon kush është pjesa më e errët e lëvizjes së Presidentit

18:08 / March 5, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lulzim basha Astrit PAtozi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I ftuar në “ABC News” kreu i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi përballë gazetarit Endri Xhafo ka folur letrën e Presidentit Meta dërguar Brukselit për të ndërhyrë, pasi sipas tij mazhoranca po thellon krizën duke synuar kapjen e Kushtetutës.

“Ilir Meta ka treguar se kur ka zi hesht, ndërsa kur ka dasëm merr çiften dhe nuk mund të gëzojë njeri”, tha Patozi.

Por Patozi theksoi se ka një problem pasi nuk po dëgjohet një palë e tretë. Gjykata Kushtetuese është një koncept që kuptohet nga 1 mijë veta në Shqipëri, u shpreh ai.

A ka një mafia ndërkombëtare e cila synon ose mban një krah të caktuar politik?

Patozi: Kjo është pjesa më e errët e lëvizjes politike të Ilir Metës, i cili duhet ta shpjegojë. Ashtu siç jep emrat e puçistëve, të cilët i  njohim me emra, kur thotë mafia ndërkombëtarë ka parasysh SHBA-të, të cilët i sheh në trajtën e ambasadorëve. Duhet ta ndajë mendjen, të thotë kush janë mafia ndërkombëtare, kush janë qeveritë. Të tregojë armikun.

I pyetur nga gazetari Endri Xhafo se a ka faktori ndërkombëtar një preferencë politike në Shqipëri, Patozi theksoi se ndërkombëtarët kanë pasur gjithmonë tendencën të jenë pranë qeverive.

Patozi: Kanë pasur gjithmonë tendencën për të qenë më afër qeverive.

Në rast se akuzat e Metës do ishin të qarta do të kishin ndërhyrë vetë. Fakti që nuk ka, do të thotë se situata nuk është kaq e rëndë.

Përse ndërkombëtarët nuk folën një fjalë për kanabizim e vendit, përse heshtin ndaj kapjes së drejtësisë nga Edi Rama?

Patozi: Ne harrojmë që nuk jemi ne ata që vlerësojmë partnerët perëndimorë, janë ata që na vlerësojnë, sepse ne duam të shkojmë drejt tyre. Ata midis disa projekteve zgjedhin më të madhin. Më i madh projekt i tyre, është Reforma ne Drejtësi. Çdo kundërshtar nuk është i mirëpritur, ndaj disa forca politike janë më pak afër tyre dhe disa janë më afër.

“OFL dhe anti KÇK”

Patozi: OFL nuk është argument, është më shumë hall i brendshëm. Nuk është shenjë force, qeveria e Ramës ka qenë e pafuqishme të luftojë krimin dhe kërkon ta bëjë me një fushatë 6 mujore. OFL sot është harruar sepse diskuton betejën e pisët personale.

Basha është i dënuar ta ndjekë pas Ilir Metën?

Patozi: Jo. Madje është e kundërta, është ai i dënuar të ndjekë Lulzim Bashën. Kjo që po ndodh është paradoksale. Basha me gjysëm zëri dha një prononcim për protestën. Nuk kishte pse te shprehej se do merrte pjesë si qytetar, por duhet të shkonte si politikan, sepse aksioni i tij politik shkon në të njëjtën linjë me PD.

Nëse Meta i ka kauzat e vërteta nuk ka nevojë të dalë në shesh, nuk ka pse i merr opozitës të vetmin instrument që ka, thirrjen e njerëzve në shesh. Basha duhet të jetë ai që udhëheq, por opozita nuk bëhet më e fortë dhe e djatha nuk mund ta gjejë veten me udhëheqës Metën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha publikon mesazhin e qytetarit dixhital: Dokumenti “Besa” i kryeministrit është bërë me Inteligjencë Artificiale

15:40 / August 16, 2026

Rama për median britanike: Algoritmet mobilizuan protestuesit/ “Zvërneci nuk ndalet, por do konsultohemi me palët e interesuara”

20:15 / August 15, 2026

Haxhiu fton partitë në takim për zgjedhjen e Presidentit konsensual

18:39 / August 14, 2026

LDK tërhiqet nga marrëveshja, Abdixhiku: Le t’i mbajë të gjitha Vetëvendosje, do votojmë Presidentin konsensual

18:26 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.