Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, Roland Bejko komentoi sot vizitën e Gabriel Escobarit në Tiranë.
Roland Bejko tha se Escobar u shpreh qartë për mbështetjen që i ka dhënë PD-ja projektit euroatlantik dhe nga ana tjetër deklaroi se mezi pret ta takojë Bashën në Uashington. Bejko mendon se marrëdhëniet e PD janë rikthyer atje ku duhet të ishin në raport me SHBA ndërsa shtoi se Basha është kërcënuar që të dorëzojë zyrën e PD pas datës 11 dhjetor.”Ndryshe nga dy vite me parë kur vinte Palmer dhe lëvizte katër pesë aktorët e politikës për të avancuar një projekt. Escobar e kishte të thjeshtë agjendën. Bashën dhe Ramën. Një mbështetje e qartë përtej takimit të tyre. Mbështesin Bashën për aktin e kryer, që për të s’ka qenë e lehtë ku atakohej lideri historik i PD, që gëzon mbështetje, dhe lëvizja e tij do ta çajë Partinë Demokratike. Do presim çdo ndodhë më pas. Escobar na tregoi që do jetë mbështetës për PD-në. Basha është kërcënuar që të lirojë zyrën e PD pas 11 dhjetorit”-tha Bejko.
Ndërsa i pyetur se pas dy ditësh është Kuvendi i Berishës, tha se nuk do ndikojë shumë vizita e Escobar tek delegatët.
“Mërzia apo kushtet në të cilat gjendet opozita, duke filluar nga kryetari e ish-kryetari i bën ata që të marrin pjesë dhe të besojnë që Berisha është zgjidhja më e mirë për ta. Ju them që PD tek e fundit është institucion, aset i rëndësishëm, më gjerë se sa kaq, do jetë forca politike nesër udhëheq vendin. Por, ajo që mund Edi Ramën duhet të jetë e bashkuar. I bëj thirrje atyre që janë prapa Bashës të mos e relativizojnë mbështetjen e PD-së pas këtij vendimi duke ju thënë militantëve që është Soros pas vendimeve që janë marrë. Nga burime të tjera kam marrë vesh që është përmendur që s’është Soros ai që e ka lobuar çështjen Berisha. S’mund të udhëhiqet masa me teori konsipracioni e të pavërteta që thuhen nga Berisha e mbështetësit e tij. PD ka nevojë për një ripozicionim tjetër me qytetarët dhe vetë anëtarësinë. Të futet në një shinë tjetër, të ribëjë vetëveten. Mënyra si është zgjedhur dhe pretendohet se do demokratizohet PD me rikthimin e Berishës që ka dalë nga tryeza me karton të kuq, ai arbitri i rëndësishëm i ndeshjes që orkestron lojën politike këtu, demokratët s’duhet t’i bëjnë karshillët. SHBA e nxjerr nga dera, s’ka nevojë ta fusin nga dritarja.”-tha Bejko.