Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Basha firmos marrëveshje 6 ditë para zgjedhjeve, ja për çfarë bëhet fjalë

17:56 / April 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha 9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka firmosur marrëveshjen me përfaqësuesit e operatorëve turistikë.

Në fjalën e tij, Basha tha se ky është një hap drejt ringritjes së turizmit, që  përmban krijimin e një instrumenti të veçantë financiar në bashkëpunim me sektorin bankar për të mundësuar kredi me kushte lehtësuese për kompanitë e këtij sektori.

“Krijimi i një instrumenti të veçantë financiar në bashkëpunim me sektorin bankar për të mundësuar kredi me kushte lehtësuese për kompanitë e sektorit, me norma të ulëta dhe të subvencionuara të interesit bankar. Mbështetje financiare për kontributet dhe pagën minimale të punonjësve deri në kthimin e situatës në normalitet”.-tha Basha.

Në marrëveshje parashikohet mbështetje financiare për kontributet dhe pagën minimale të punonjësve deri në kthimin e situatës në normalitet, si edhe akordimi i fondit të posaçëm për rritjen e nivelit të promovimit të Shqipërisë.

“Mbështetje financiare për kontributet dhe pagën minimale të punonjësve deri në kthimin e situatës në normalitet. Lehtësimin e kompanive që operojnë në sektorin e turizmit nga detyrimet fiskale deri në kthimin e situatës në normalitet. Në këtë kuadër ne do të bëjmë shqyrtimin e aplikimit të pragut të TVSH-së në 6% për të gjitha hallkat e turizmit duke e njehsuar atë  me akomodimin në mënyrë që t’i jepet përparësi të gjithë industrisë duke qenë që sistemi i sotëm i diferencimit nuk ka prodhuar efiçencën e  kërkuar dhe të duhur të këtij sektori. Akordimi i fondit të posaçëm për rritjen e nivelit të promovimit të Shqipërisë turistike duke përfshirë edhe rrjetin tonë diplomatik në veçanti sa i përket vendeve të rajonit, të Bashkimit Europian por dhe të  tregjeve të tjera me potencial të lartë siç janë vendet e Azisë”.-shtoi kreu i PD.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Rishikojmë kriterin e moshës për pranimin në shërbimin zjarrfikës

13:49 / September 8, 2026

Pagat e drejtësisë/ Balla i përgjigjet Bardhit: I përcakton Kuvendi/ Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave

12:18 / September 8, 2026

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Bardhi i drejtohet Peleshi: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, gjykatat në kolaps për fajin tuaj

11:37 / September 8, 2026

Kryeministri Rama pret ambasadoren e re të BE-së: Mirë se erdhe në Tiranë

11:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.