Kreu i PD-së, Luzlim Basha ndërsa ka komentuar deklaratën e fortë të ambasadores së SHBA, Yuri Kim, tha se është kryeministri Rama ai që po “luan me reformën në drejtësi”.
Në një deklaratë për mediat, kryeopozitari deklaroi se qëllimi i Ramës është bllokimi i procesit të integrimit europian të vendit.
bashaPyetje: Z.Basha për lojra sot foli edhe ambasadorja e SHBA Yuri Kim, kush po luan sipas jush?
Basha: Ai që hodhi në erë Teatrin me dinamit, për të hedhur në erë Reformën Zgejdhiore e për të bllokuar procesin e integrimit europian të vendit.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim bëri një reagim të fortë në Tëitter mbrëmjen e së enjtes, ndërsa shkroi. “Shpresoj se fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta”.
