Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Basha flet për herë të parë për zgjedhjen e Ilir Metës President!

12:28 / April 29, 20172 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lulzimbasha5 min
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha komentoi për herë të parë këtë të shtunë, zgjedhjen e Ilir Metës President, vetëm me votat e mazhorancës.

 Nga çadra e protestës, lideri i opozitës e quajti zgjedhjen e kreut të ri të shtetit një pazar politik të mazhorancës të vendosur që në darkën mes kryeministrit Rama, kryeparlamentarit Meta, Petrit Vasilit dhe kryebashkiakut Veliaj në zonën e “Pazarit të ri”.

Presidenti i sapozgjedhur me 87 vota pro, Ilir Meta tha se është i gatshëm të takojë nga nesër kreun e PD-së për të gjetur zgjidhje për krizën dhe për të gjetur rrugët e bashkëpunimit, por Basha foli me  tone të ashpra duke kërkuar rrëzimin e “republikës së vjetër”, siç quan ai qeverinë aktuale.

“E dua demokracinë thotë presidenti i sapozgjedhur dhe ja po e shikojmë demokracinë or kjo nuk është demokraci e vërtetë. Pazari me shishet e verës që kushtojnë më shumë se një pension nuk është demokraci e vërtetë, nuk përfaqëson vullnetin e popullit dhe as gjendjen e krizës politike në vend”, tha Basha.

Sipas kreut të PS, zgjedhje e presidentit është kapitulli i fundit i pazarit politik të “republikës së vjetër”.

“Akti i fundit i teatrit me kukulla. Republika e vjetër po mbyll turpshëm ekzistencën e saj. Edi Rama ta gëzosh ti atë dhe peshkun e qelbur nga koka”, përfundoi Basha, duke theksuar gjatë fjalës së tij se opozita do vijojë të protestojë për të kërkuar qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.

“Nëse jemi të bashkuar, të vendosur, të frymëzuar nga i vetmi interes i lartë patriotik, kombëtar dhe demokratik për të siguruar me çdo kusht vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme ne do të fitojmë, ju do të fitoni, Shqipëria do të fitojë. Është në dorën tuaj, por edhe fitorja do të jetë e juaja”. 

/TiranaNews/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi për këtë të shtunë

07:59 / June 20, 2026

Meloni dhe Sanchez përplasen për emigracionin në Këshillin Evropian

22:58 / June 19, 2026

Alarm për sigurinë ushqimore para bumit turistik/ Ministri Salla nga Vlora: Asnjë kompromis me shëndetin e konsumatorit

21:18 / June 19, 2026

Shkelje në tendera me vlerë mbi 30 mln €, dërgohen në gjyq kryebashkiaku i Kolonjës

20:36 / June 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.