Nga Durrësi, ku prezantoi atje kandidatin për kryetar Bashkie Luan Hoti, kryeopozitari Lulzim Basha tha se t’i hapë rrugën rinisë është ajo që frymëzon çdo ditë, me qëllim që të marrin në dorë fatet e vendit.
“Modeli i vjetër e ka mendjen te karrigia. Ka frikë më shumë se të gjithë dhe mbani të gjitha rininë. E dini çfarë u bën rinia atyre që kanë mendje të mos lëshojnë karrigen. Dhe këtë do t’ju bëjnë atyre që kanë 22 vjet që nuk e lëshojnë karrigen e kryebashkiakut të Durrësit. Kanë instaluar modelin e vesit, korrupsionit. 6 vjet përpara kur ngritëm zërin për inceneratorin na thanë filloi politika e baltës. Futuni në yt dhe më thoshte po qenë ato 400 milion euro Lulzim unë jam dorëheqjen. Një qind herë ma ka thënë, 430 i dolën tani. Do jemi bashkë për ta hedhur ne në det këtë model 30-vjeçar”, tha Basha.