Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur i bindur se negociatat me BE-në nuk do të hapen në muajin tetor, kjo sepse sipas tij, Shqipëria nuk i ka përmbushur kushtet. Në Bruksel, në asamblenë politike të PPE-së, kryedemokrati iu referua raportit të fundit të OSBE-së për zgjedhje te 30 qershorit, ku tha se kushti kryesor për zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk është plotësuar.
“Në Asamblenë Politike të Partive Popullore Europiane, kam gjetur mundësinë për t’u shpjeguar partive tona simotra, se megjithë gjendjen e vështirë, megjithë faktin se tashmë e pranon gjithkush se Shqipëria nuk i ka përmbushur kushtet e vëna për të hapur negociatat, lypset një vendim politik. Një vendim politik i cili nga njëra anë t’i sinjalizojë popullit shqiptar se Europa me të vërtetë i mban dyert e hapura dhe nga ana tjetër, për t’u dhënë një mesazh të qartë autoriteteve shqiptare, se Bashkimi Europian, vendet anëtare, tashmë përmes procesit të negociatave, do të ushtrojnë presion të shtuar mbi qeverinë. Ky presion do të ndihmojë për të kapërcyer krizën kushtetuese, demokratike dhe institucionale të vendit, përmes të vetmit instrument që njeh Evropa, që njohin demokracitë, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, u shpreh kryedemokrati.
Postime te ngjashme
Add A Comment