Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Basha i përgjigjet Berishës për akuzat për Portin e Durrësit: Gënjeshtër e pastër!

11:50 / February 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 bashaberisha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me akuzat se bashkë me Ramën kanë bërë pakt për portin e Durrësit. Basha u shpreh se kjo është një gënjeshtër e pastër duke shtuar se demokratët janë të prerë për të kërkuar transparencë për të gjitha investimet në këtë port.

“Projekti i portit të Durrësit. Një nga arsyet kryesore pse sharlatanët ecin para në politikë është se i bëjnë njerëzit të mos mendojnë. I ushqejnë si fëmijët në çerdhe. Merre, merre. Nuk logjikojnë. Është ngritur një gënjeshtër sikur unë dhe Rama kemi pakt për portin e Durrësit. Kjo është një gënjeshtër e pastër. Ne kemi qëndruar të prerë për transparencë. Ne duam të shohim shumë para të investohen. Por ka një ndryshim miqtë e mi. Do ta përmbledh me diçka që e kam përjetuar vetë.

PD është pro zhvillimit që nuk dëmton asetet shekullore të Durrësit. Që të bëhet kjo, nuk duhet sjellë një sheik. Thanë do sjellin një sheik për të bërë kullën Al Habibi, Ka përplasje të banorëve me FNSH që duan t’i prishin shtëpitë. Kjo nuk është tokë pa zot. Ju e dini që projekti i zhvillimit është konkurrenca. Në qytetin ku kam studiuar është një qytet i vjetër. Pati një projekt që ndërthurte dy aspekte”, deklaroi Basha.

Më herët ish-kryeministri Berisha tha se: “Kush është kandidati i Bravës në Durrës? Është njeriu që ka monopolin e shërbimeve të porteve nga Saranda deri në Shëngjin, nga Edi Rama. Ju garantoj se ose i ka dhënë një valixhe me euro, ose pastaj është shitur krejtësisht tek ai, se ndryshe s’do të ndodhte kurrë, sepse monopoli është i paligjshëm dhe qeveria nuk mund ta japë”.

Basha tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbërrin në Kuvend mes tensioneve dhe bllokimit të seancës

14:56 / July 23, 2026

Tensione në Kuvend, deputetët e opozitës s’lejojnë prezantimin e raporteve për ‘Territorialen’! Boçi i bllokon foltoren Maznikut

14:15 / July 23, 2026

Protestues të maskuar nxisin përplasjen para Kuvendit! Tregojnë edhe gishtin e mesit 

14:07 / July 23, 2026

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, seanca ndërpritet sërish

13:01 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.