Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet i shqetësuar me dyndjen e madhe të qytetarëve ditën e sotme në Tiranë, duke mos respektuar rregullat e distancimit social.
Basha tha në emisionin “Zonë e Lire” se jo vetëm që është dakort me masat shtrënguese të qeverisë, por PD, tha ai ka kërkuar që këto masa të aplikohen më herët.
“Jam shumë i shqetësuar nga thyerja e rreullave, dhe dyndja e madhe që kam parë sot në Tiranë. Distancimi social është një nga rregullat kryesorë të OBSH. E keqja nuk ka kaluar, e keqja do kalojë nëse ne japim kontributin tonë. Të zbatojmë rregullat e distancimit social. Jo vetëm që jam dakort me masat por ne kemi qenë që masat të merreshin më herët. Por masat shtrënguese kanë nevojë për masa mbështetëse”, u shpreh Basha.
