Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter lidhur me vendimin për mbylljen e shkollave. “Pas vendimit për mbylljen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve, duhet që shteti të paguajë apo kompensojë me vlerë të plotë një nga prindërit në marrëdhënie pune që duhet të kujdeset për fëmijët e vegjël gjatë kohës që çerdhet, kopshtet dhe shkollat qëndrojnë të mbyllura”, shkruan Basha në Twitter.
Basha jep propozimin pas vendimit për mbylljen e shkollave: Njërit nga prindërit duhet t’i kompensohet e plotë paga
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment