Kreu i PD-së Lulzim Basha në fjalën e tij në Kuvend bëri të ditur se të premten demokratët do të depozitojnë në SPAK kallëzimin për aferat kourrptive në sektorin e energjisë.
“Tendera luksi, kompani konsulence që mbushin xhepat në mënyrë korruptive, klientelizëm dhe punësime politike në administratat përkatëse të KESH dhe OSHEE, që përodrën politikën e tokës së djegur edhe për shkak të zgjedhjeve, ku paratë e dala nga këto institucione shërbyen për të kalcifikuar një pushtet të paligjshëm. Natyrisht të bëra bashkë me dritëshkutrtësinë menaxhimin skandaloz të eksporteve, fitimet e të cilave avulluan edhe pse këmbanat e rritjes së cmimeve kishin rënë prej marsit, por atë kohë merreshin me fushatë jo me palnifikim. Duke shkurtuar në korrik dhe gusht rezervave ujore, në atë që ekspertët cilësojnë si viti më i mirë historik, hapën një pjesë të madhe të gropes që do të mbyllet duke marrë borxh. Të gjitha këto shpërdorime, duhet të hetohen me përparësi, ndaj edhe ne do të depozitojmë nesër kallzimin penal në SPAK. Sepse korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë nuk duhet ta paguajnë qytetarët, por ata që abuzuan dhe abuzojnë me djersën e tyre. Sigurisht kjo është vetëm një pjesë e krizës së korrupsionit që ka kapur vendin tone”, tha Basha në fjalën e tij.
Sipas Bashës, po merren 200 milionë euro borxh për OSHEE-në, duke u shprehur se mëlçitë që i varen në qafë ujkut, për shkak të shpartallimit që korrupsioni dhe keqmenaxhimi kanë shkaktuar në sektorin e energjisë.
“Në vijim të strategjisë së tij, nxori një plan për të zgjidhur këtë krizë, ku ajo që ra menjëherë në sy ishte borxhi i ri me të cilin do të ngarkojë edhe më shumë qytetarët, edhe më shumë borxhin e lartë publik, një borxh prej 200 milionë eurosh. Dhe kur u përmend kjo shifër e lartë që do të vendoset në dispozicion të OSHEE, si mëlcitë që i varen në qafë ujkut, të gjithë kuptuan se gjuha e Ramës shkoi aty ku i dhimbte dhembi, te paratë që mungonin. Jo për shkak të qytetarëve, që kanë paguar dhe pagujanë qindarkë pas qindarke energjinë e shtrenjtuar, por për shkak të shpartallimit që korrupsioni dhe keqmenaxhimi kanë shkaktuar në sektorin e energjisë”, vijoi ai
