”Harku i Euro-Atlantizmit” është tryeza që organizoi këtë të mërkurë, Lulzim Basha, i cili në fjalën e tij tha se shqiptarët duhen pajisur me një kod zgjedhor që të dërojnë në parlament të zgjedhurit e tyre dhe jo atab që dërgon kryetari. Nga ana tjetër, ai u shpreh se PD ka gati një program për të ndalur shpopullimin që do ta bëjë publike në vijim.
”T’i pajisim shqiptarët jo vetëm për kodin zgjedhor por edhe për hallet e tyre të përditshme. Interesi i shqiptarëve tek reforma është dukshëm më i kufizuar se si do zgjidhin problemet nga keqqeverisja, korrupsioni. Natyrisht nuk duhet të heqim dorë që është barra dhe zgjidhja e demokracisë se është përgjegjësia e qytetarit të votojë. Për shkak të 2008, qytetarët e kanë të pamundur të finalizojnë vullnetin e tyre. Legjitimiteti i pushtetit është thellësisht i cënuar. Propozimet tona institucionale dhe të drejtpërdrejta.
Si PD në kontekstin aktual të zhvillimeve kemi kërkuar një sistem proporcional kombëtar, me votim elektronik dhe bën të mundur votimin e emigrantëve. Listat e hapura janë një farë mase kompensimi, sepse mundëson që shqiptarët të dërgojnë në parlament burrat apo gratë që ata mendojnë, duke eleminuar sekserin. Lista e hapur nuk është interes partiak apo i PD, është shërbim ndaj shqiptarëve. Që listat të jenë të hapura dhe të mos përfundojmë me një masakër na duhet votimi elektronik dhe numërimi elektronik.
Drejtësia është në një sulm të sinkronizuar. Për herë të parë në 34 vjet po rreket ti jap fund kulturës së pandëshkueshmërisë. Të gjitha këto bashkohen në një hark që është aspirata e çdo shqiptari në 34 vite. Qëllimi ynë është ti japim fund kësaj drame të madhe që është cënimi më i madh i sigurisë kombëtare që është shpopullimi i Shqipërisë. Kemi gati një program që Partia Demokratike do ta bëjë publike”.
Kurse avokati Spartak Ngjela tha se PD është e vetmja alternativë që ka e djathtë, megjithatë edhe ajo është e cunguar. ”Na duhet një parti klasike. Ja ku e keni Lulzim Bashën. Është i aftë ta bëjë apo jo? Varet nëse do ftoj të tjerët. Nuk ka kohë më deri në zgjedhje, sepse kuptohet Rama e zvarrit çështjen që të shkoj me këtë formacion politik deri në zgjedhje. E ka në dorë e djathta. Të dalim në një konkluzion, që ti përgjgjemi pyetje anglo-saksone: Bari i mirë na thuaj ku? Çështja që do trajtohet më tej se si do jetë bashkimi i liderve, ku? Por marrëveshja duhet jetë juridike. Marrëveshja të jetë koncept juridik i bashkimit.
Të ketë karakter statutor dhe liberal. Të gjitha këto nuk bëhen dot në një mbledhje. Të bëjmë edhe një mbledhje tjetër dhe të krijohen grupe për të sjellë ide në funksion të fushatës elektorale. Edhe pasi të krijojmë një PR, kundërshtarët i tremb sa është përqindja e simpatizantëve. Pa bërë bashkimin nuk e kuptojmë dot. Bashkimi në momente të caktuar është politika më e lartë, në funksion të votave. Ajo që më shqetëson është cili do jetë sistemi zgjedhor. Duhet sistem joproporcional, sistem anglosakson. Të kthehemi tek ligji, një për një. Ballë për ballë. Vetëm ai krijon figurat. Ligji proporcional nuk krijon figurat. Individi i neutralizuar nga forcat e partisë. Individi duhet të jetë gjenerim idesh”.