Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Basha kujton kohën kur emigroi: Si sot më kujtohet ndjesia që i shkaktova prindërve

18:18 / April 8, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Basha 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryedemokrati Lulzim Basha është rikthyer pas në kohë teksa ka vizituar një familje në Lushnje.

Basha thotë se ishte vetëm 18 vjeç kur u largua nga vendi dhe i kujtohet ndjesia që i shkaktoi prindërve të tij.

Ai thotë se më 25 prill do të vijë një qeveri që ka vetëm një qëllim, të ndihmojë familjet shqiptare teksa premton se monopoli dhe oligarkët do të dalin jashtë loje.

“Mos iu shkojë në mendje këtij brezi emigracioni. Këtë po ua them si dikush që 18 vjeç emigroi, për studime.

Sit sot më kujtohet ndjesia që i shkaktova prindërve të mi.

Mbaj mend që atëherë nga Greqia, Italia e më tej u kthyen mijëra familje, shumica hapën biznese. Tani kemi shkallë emigracioni si në vitet 90, gjysëm milioni shqiptar i kemi humbur.

Njerëzit të punojnë me djersën e ballit, këtë vend e ka bekuar perëndia. Shtetin ta kenë në krah, jo kundër. Me gjoba, me taksa të larta, me çmime të larta, nafta e lartë, i dini vetë ju. Kjo nuk është detyrë e qeverisë. Ndaj dhe zotimi kryesor i yni është që pas 25 prillit qeveria të jetë në krah të njerëzve. E para të ulim taksat, të ulim çmimin e naftës, e kemi të tretin më të lartë në botë.

Ajo që do të bëjmë është që për një fëmijë të porsalindur deri 5 vjeç do të ketë një bonus 30 mijë lekë në muaj. Pastaj për fëmijët në shkollë 9-vjeçare e të mesme të paguara nga qeveria. S’dua të them falas, se falas nuk ka këtu. Edhe në universitet, kemi parashikuar që pavarësisht në çfarë niveli ekonomik ka familja, mos mbetet fëmija pa arsim të lartë. Traditë shqiptare që ka shkrirë pasurinë për të arsimuar fëmijët. Tani është koha për të arsimuar brezin e ri. Tarifat universitare janë bërë tmerr tani.

Ça do bëjmë me ekonominë, ne e dimë çfarë ka bërë kjo qeveri. Gjithë pasuritë ja ka dhënë ortakëve. Ne i japim fund, monopolet e oligarkët ikin jashtë loje. Këtu vjen e gjitha. Pa punuar nuk vijnë të mirat materiale. Nëse dikush rri, pasurohet me korrupsion, dhe të tjerët nuk nxjerrin dot bukën e gojës. Rregulla të barabarta, konkurrencë e hapur, trajnim europian për të rinjtë. Po të marrim ekonominë dhe avancimin në BE, e kemi nisur, ne i hoqëm vizat. Të dyja bashkë mundësojnë që brezi tjetër që do të vijë mos ketë më këtë dilemën që të rrijmë këtu apo të ikim. Njëherë keni ikur, erdhët, tani u bëtë pishman. Shumica e të rinjve nuk e shohin veten në Shqipëri. Pse? I kanë të gjitha mundësitë”, tha Basha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

 Nga puna në turizëm te tragjedia, ky është 24-vjeçari Ylber Luli që humbi jetën në Shkodër

09:39 / September 8, 2026

Ndryshimet në qeveri/ Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Evis Salës dhe emërimin e Klodiana Spahiut si ministre të Shëndetësisë

09:28 / September 8, 2026

Kuvendi rinis këtë të martë, në tryezë harta territoriale dhe pagat e magjistratëve

09:21 / September 8, 2026

Tronditet Shkodra/ Një person vret 24-vjeçarin, i plagos dhe babanë

09:15 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.