Kreu i PD Lulzim Basha ka folur për mediat pas takimit në Selinë Blu me aleatët, pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Basha ka njoftuar se nga sot opozita do të nisë dhe do të përkrahi protestat në gjithë vendin.
Gjithashtu, kreu i PD kujtoi marrëveshjen e 17 majit të mbajtur 3 vite më parë me kryeministrin Rama dhe tha se atëherë gaboi por garantoi se s’do përsëritej më kurrë.
“Si sot tre vite më parë unë u ula më këtë njeri me shpresën dhe besimin se forcat politike mund të arrinin një marrëveshje në të mirë të unitetit të kombit. Koha kaloi shpejt dhe tregoi se unë gabova. Ama ky gabim nuk do përsëritet më kurrë”, tha Basha.
