Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Basha: Kur të vij në pushtet, unë do të krijoj Xhandarmërinë me 1000 forca. Vendi meriton më shumë rend dhe siguri

22:03 / August 24, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lulzim Basha ka premtuar se nëse do të vijë në pushtet do të krijojë xhandarmërinë kombëtare, pasi sipas tij vendi meriton më shumë rend dhe siguri. “Do të mundësojmë përmes Reformës në Forcat e Armatosura shërbimin aktiv të të paktën 5000 djemve dhe vajzave për një periudhë kohore prej jo më pak se 4 vitesh. Gjatë kësaj kohe ata do të mund të studiojnë me shpenzimet e Forcave të Armatosura, të marrin profesion, si dhe të vazhdojnë të shërbejnë si rezervistë në Forcat e Armatosura deri në moshën 45 vjeçare”.

Postimi i plotë

Përkushtimi ynë është një Shqipëri e fortë, që garanton rend dhe siguri brenda kufijve të vet dhe projekton forcë dhe gatishmëri për të mbrojtur vlerat e demokracisë dhe interesit tonë kombëtar në rajon e kudo ku NATO të ketë nevojë.

Në funksion të rendit, sigurisë, mbrojtjes së jetës, pronës dhe shëndetit të qytetarëve do të mundësojmë:

Krijimin e Xhandarmërisë Kombëtare, si një forcë elitë e specializuar, e përbërë prej 1000 efektivë, e cila do të këtë në fokus të saj:
luftën kundër krimit;
ruajtjen e rendit dhe sigurinë publike;
ndërhyrjen në operacionet kundër Akteve Terroriste;
angazhimin në rastet e Emergjencave Natyrore;
mbështetjen e Forcave të Armatosura në raste të operacioneve ushtarake.
Reformimin e strukturës së Policisë së Shtetit në përshtatje me situatën e kriminalitetit në vend;
Pastrimin e Policisë së Shtetit nga personat me lidhje kriminale, nëpërmjet një procesi ligjor, transparent dhe të besueshëm;
Do të përmirësojmë trajtimin financiar të punonjësve të rendit dhe sigurisë, duke rritur pagën në masën 50%;
Në funksion të Sigurisë Kombëtare:

Prioritet do të jetë zhvillimi i partneriteteve strategjike me vendet e aleancës në vlerësimin e përbashkët të rreziqeve dhe kërcënimeve të hapësirës Euro-Atlantike;
Themelimi i Komandës së Mbrojtjes Kibernetike, e cila ka përgjegjësi për të garantuar funksionimin e infrastrukturave kritike dhe sigurimin e hapësirës kibernetike të Forcave të Armatosura dhe të partnerëve tanë të NATO-s në Shqipëri;
Krijimi i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare brenda vitit 2029, e cila do të jetë një agjenci e koordinimit të Sigurisë dhe inteligjencës;
Si firmëtar i integrimit në NATO, do të mbështes politikat e NATO-s duke rritur shpenzimet reale për mbrojtjen, në interes të sigurisë kombëtare;
Fuqizimi i kapaciteteve të mbrojtjes do të realizohet në ndërveprim me Kosovën dhe do të jetë udhërrëfyesi i forcimit të kapaciteteve të mbrojtjes;
Do të mundësojmë përmes Reformës në Forcat e Armatosura shërbimin aktiv të të paktën 5000 djemve dhe vajzave për një periudhë kohore prej jo më pak se 4 vitesh. Gjatë kësaj kohe ata do të mund të studiojnë me shpenzimet e Forcave të Armatosura, të marrin profesion, si dhe të vazhdojnë të shërbejnë si rezervistë në Forcat e Armatosura deri në moshën 45 vjeçare.

Basha Xhandarmëria me 1000 forca
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.