Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Basha: Mbi 300 mld euro të aseteve sovrane të Rusisë, të vendosen për rindërtimin e Ukrainës

16:45 / April 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lulzim basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lulzim Basha ka dhënë një intervistë për kanalin zyrtar të Këshillit të Evropës, ku ka folur rreth raportit të tij në mbështetje të rindërtimit të Ukrainës. Duke folur rreth raportit të tij, Basha shpjegoi sesi mund të funksiononte ideja që mbi 300 miliardë euro të aseteve të ngrira të Rusisë të vendosen në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës.

PACE Mediabox: Jemi këtu me Lulzim Bashën, për të folur për raportin tuaj në mbështetje të rindërtimit të Ukrainës. Na na tregoni për disa nga mekanizmat që ju rekomandoni.

Basha: Është shumë e qartë dhe e drejtpërdrejtë. Agresori të paguaj. Rusia, ka kryer një luftë ilegale agresioni kundër Ukrainës. Ka qenë e përfshirë në krime lufte dhe shkatërrim. Mbi 300 miliardë euro të aseteve sovrane të Rusisë janë të ngrira. Tani është koha që këto fonde të konfiskohen dhe të vendosën në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës.

PACE Mediabox: Dhe si mund të bëhet kjo?

Basha: Këshilli i Europës ka ngritur një regjistër për dëmet Majin e kaluar. Rezoluta dhe rekomandimi kërkon ngritjen e një Mekanizmi Ndërkombëtar për Kompensime, i cili përbëhet nga dy elementë, një fond ndërkombëtar, ku të gjitha këto asete të ngrira nga disa qeveri do të transferohen, dhe një Komision Ndërkombëtar Kompensimi, i cili në përputhje me normat dhe standardet ndërkombëtare do të paguajë këto kompensime për dëmet në Ukrainë dhe për subjektet fizike dhe juridike, si dhe të hartojë programe për rindërtimin e Ukrainës.

PACE Mediabox: Fondi Ndërkombëtar, a është kjo një ide e re?

Basha: Jo, nuk është. Është një praktikë që është përdorur edhe më parë, dhe është një mundësi për qeveritë që të transferojnë këto asete të ngrira nga Rusia në këtë fond, në mënyrë që të menaxhohen me transparencë dhe llogaridhënie nga ky Mekanizëm Ndërkombëtar nën mbikqyrjen e Këshillit të Europës, pranë Regjistrit të Dëmeve, që tashmë ekziston.

Basha Rusia ukraine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.