Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë ditën e mërkurë krerët e partive aleate, ku në fokus do të jetë aksioni opozitar dhe Reforma Zgjedhore. Gazetari i Report Tv, Elis Memelli raporton se takimi do të zhvillillohet në selinë blu, në mbledhjen e tyre të parë pas festave të fundvitit.
Ndërkohë, ditën e sotme, kryedemokrati ka zhvilluar një takim me grupin për reformën zgjedhore, ku mësohet se Partia Demokratike do të sjellë së shpejti publike propozimet e veta.