Kreu demokrat, para artistëve shfaqi shenja reflektimi për gabimin e tij për kandidatët, të cilët i futi në lista dhe tani po ulen në Kuvend.
“Një reflektimi të thellë edhe brenda opozitës për sa i përket misionit tonë në kuptimin afatgjatë, që është në vlerësimin tim misioni i dhënies fund të përfaqësimit të interesave të publikut, nga njerëz që nuk e meritojnë dhe e shpërdorojnë besimin publik. E që në ballë të ndryshimit që duam të gjithë dhe presin të gjithë Shqipëria, të mos jenë maliqërit, por të jetë elita intelektuale”, tha Basha.