Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar ditën e sotme Panairin e Librit në Pallatin e Kongreseve.
I shoqëruar nga disa deputetë demokratë, ai ka vizituar disa stenda në Panairin e Librit. Ai ndaloi në një prej stendave ku ndodhej shkrimtari Ben Blushi, i cili po promovon librin e tij ‘Komploti’. Basha ndaloi për ta përshëndetur, i mori një autograf e në fund realizuan edhe një foto së bashku.
