Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur për mediat pas takimit me ministren britanike për Europën dhe Amerikat, Wendy Morton.
Ai tha se PD ka marrëdhënie të ngushte me Partinë Konservatore britanike dhe se Britania ka shprehur interes, në veçanti për çështje si emigracioni.
“Partia Konservatore Britanike dhe PD kanë ndërtuar një marrëdhënie shumë të ngushtë bashkëpunimi dhe në bisedën mes delegacioneve ne jemi fokusuar tek prioritetet tona të përbashkëta ndaj lidhjes së politikës me krimin dhe krimin e organizuar. Qeveria dhe PD ndajnë një prioritet të rëndësishëm prerjen e lidhjes së politikës me krimin. Fakti që prioritete nuk janë thjesht protokoll diplomatik po hapa konkret që britanikët kanë hedhur dhe do hedhin dhe që kanë kërkuar ndihmën tonë dhe do e kenë këtë ndihmë në të gjithë dimensionet e saj”, tha Basha.