Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Basha në BBC: Sistemi politik ka dështuar ndaj qytetarëve

16:35 / September 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 09 14 at 3.19.20 PM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha në radio debatin e “World Questions” e organizuar nga BBC, nën moderimin e gazetarit Jonny Dymond, ka folur për largimin e të rinjve nga vendi. Basha është shprehur se sot jemi në mesin e një krize besimi dhe shprese në vendin tonë, dhe arsyeja është se sistemi politik ka dështuar karshi qytetarëve, e në veçanti ndaj të rinjve.

“Partia Socialiste, në pushtet prej 11 vitesh, dhe një pjesë e opozitës bashkuan votat kundër një vendimi të Gjykatës Kushtetuese për të mbyllur listat, që do u mundësonin të rinjve të ishin pjesë e politikës, të merrnin pjesë në zgjedhje si kandidatë, të ishin në gjendje t’i ofronin shërbimin e tyre vendit. Kjo është prova e fundit por jo e vetmja e një kaste politike që për interesat e veta i kundërvihet interesave të shoqërisë e në veçanti kundër të rinjve të cilët si rezultat largohen drejt Perëndimit në kërkim të mundësive, meritokracisë dhe barazisë para ligjit”, tha Basha.

Ai u pyet se si mund ndalojë Shqipëria korrupsionin. Ai tha se nuk ka vullnet politik për të luftuar korrupsionin.  “Ne kemi propozuar veting për politikanët, verifikime vjetore të aseteve të politikanëve, të familjarëve të tyre dhe bashkëpuntorëve të ngushtë. Verifikime vjetore për ato që cilësohen si kontakte të papërshtatshme në rastin e magjistratëve, verifikime të kontakteve të papërshtatshme për politikanët nëse kanë apo nuk kanë kontakte me bosët e krimit të organizuar, bashkëpunojnë apo jo me botën e krimit për përfitime politike, janë apo jo të korruptuar, e justifikojnë apo jo mirëqenien e tyre e të familjarëve të tyre dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Ky ligj, propozimi që kemi dorëzuar, mbahet i bllokuar në parlament prej 15 nëntorit”, tha Basha.

Basha Sistemi politik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.