Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Basha në Kamëz: Do t’i vendosim para përgjegjësisë nga i pari te i fundit

18:36 / February 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Basha 2 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike po zhvillon një takim me strukturat e PD-së në Kamëz, ndërsa u shpreh para demokratëve se të gjitha kauzat e kësaj partie janë vërtetuar dhe se do të vendosen para përgjegjësisë nga i pari të i fundit për aferën 430 milionë euroshe të inceneratorëve.

‘Detyra e parë e çdo demokrati është të bëjë gjithçka që kemi në dorë për ta larguar Edi Ramën dhe bandën e tij një orë e më parë. Dhe për ta bërë këtë, kemi një sërë detyrash përpara të cilat do të kishin qenë të vështira në çdo rast.  Shikoni si ka shpërthyer ujërat e zeza të kësaj qeverie. Të gjithë kauzat tona janë vërtetuar. Drejtësia e tyre, është vërtetuar. Sakrifica juaj për t’i dalë në ballë këtyre kauzave krah për krah njëri-tjetrit, në beteja pafund në këto vite, është vërtetuar. Ku e keni sot yllin në ngjitje Saimir Tahirin? Autorin e kriminalizimit të Policisë së Shtetit, të dhunës barbare të njerëzve të pafajshëm dhe të kanabizmit të Shqipërisë. Ku është? Tek 313-ta. Po kjo, 430 milionë euro. Kur filluam të flisnim për  aferën, a kurset e opozitës, kështu e ka opozita, shikoni si ditë për ditë po dalin faktet. Besoj e keni ndjekur komisionin e inceneratorëve, punën e jashtëzakonshme, që po bëjnë përfaqësuesit tanë në atë komision nga drejtuesja e komisionit nënkryetarja e partisë Jorida Tabaku, e cila në mënyrë të patrembur i ka vënë para përgjegjësisë nga i pari të i fundit deri te dita e fundit e kësaj jave, dhe javës tjetër fillojmë me ëtikanët, të mërkurën e ka radhën Edi Rama të vijë para komisionit’- tha Basha.

Basha kamez vendosim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

20% e shqiptarëve e vlerësojnë Ahmet Zogun më shumë se 5 pasardhësit e tij

19:38 / November 3, 2026

Rama flet për protestat dhe refuzimin e dialogut: “Më thonë duhet të ikësh, por këtë detyrë ma ka dhënë populli”

13:35 / November 3, 2026

“Po punojmë për mbylljen e negociatave në 2027”/ Rama: Është fat për ne që jemi në zemër të Europës

13:33 / November 3, 2026

Projektbuxheti 2027 – Kumbaro: Rritje historike e buxhetit për arsimin, prioritet mbështetja e studentëve, cilësisë dhe gjithëpërfshirjes në arsim

12:22 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.