Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Basha në Laprakë: Vendosim taksën e sheshtë 9% për tatimin mbi fitimin dhe mbi të ardhurat personale

18:02 / April 22, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
72277116 852d 4bb3 bb0e 263b4dcdd258
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lulzim Basha i shoqëruar nga kandidatët Taulanda Jupi, Eduard Kelmendi, Neli Demi, Diana Tona dhe Irsida Shehi, zhvilloi një sërë takimesh me qytetarë, sipërmarrës dhe familjarë në Njësinë 10 dhe zonën e Laprakës në Tiranë. Basha theksoi se një nga arsyet pse korrupsioni ka mbizotërimin absolut mbi ekonominë.

Rreth 70% e bizneseve shqiptare, sipas studimeve të fundit, kanë raportuar se u është kërkuar ryshfet. Ai prezantoi një pjesë thelbësore të programit të Koalicionit Euroatlantik për zhvillimin ekonomik, ku theksi është te liria e tregut, mbështetja për sipërmarrjen dhe taksat e ulëta.

”Masat kryesore që synojnë të rindërtojnë besimin dhe të fuqizojnë shtresën e mesme përmes ekonomisë në shërbim të qytetarëve janë: Vendosja e taksës së sheshtë 9% për tatimin mbi fitimin dhe mbi të ardhurat personale; Heqja totale e taksave për biznesin e vogël me xhiro deri në 14 milionë lekë të reja; Kufizimi i detyrimeve ndaj pushtetit vendor jo më shumë se 1% e xhiros vjetore.

Inspektime fiskale vetëm mbi bazë të analizës së riskut, dhe jo kontroll i verbër që shërben si mekanizëm presioni; Rimbursimi automatik i TVSH-së, pa vonesa dhe pa vendimmarrje individuale, duke eliminuar korrupsionin e administratës tatimore; Bashkimi i tatimeve dhe doganave në një institucion të vetëm, si mjet për të ulur burokracinë dhe rritur transparencën; Eliminimi i privilegjeve fiskale të investitorëve strategjikë, duke garantuar një terren të barabartë për të gjithë.

Këto masa do të krijojnë një mjedis të drejtë për biznesin dhe do të ndihmojnë sipërmarrjen të ringrihet pas një dekade korrupsioni, taksash abuzive dhe inspektimesh që kthehen në gjoba. Ekonomia shqiptare nuk mund të ecë përpara pa drejtësi dhe pa sipërmarrje të lirë”, u shpreh Basha.

11 maj Basha Ekonomia zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

Presidenti iranian: Jemi në një luftë në shkallë të plotë, ekonomia është kthyer në fushëbetejë

12:27 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.