Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Basha nga Dibra: Është koha për ndryshim, të ndalojmë projektin e Ramës për shpopullimin e vendit

10:00 / July 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha diber
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është koha për ndryshim është shprehur kreu i PD-së lulzim Basha gjatë një takimi në Dibër. Ai tha se jetike është ndalimi i projektit të Edi Ramës për shpopullimin e Shqipërisë.

“Sot kriza ekonomike është problem numër 1 për çdo familje shqiptare, ndaj dhe prioriteti numër 1 për ne demokratët është t’i japim zgjidhje problemeve jetike për çdo shqiptar. Ta bëjmë këtë një orë e më parë dhe të ndalim zbrazjen e vendit, spastrimin e Shqipërisë nga shqiptarët e ndershëm, projektin më të zi të Edi Ramës.”- u shpreh zoti Basha.

“Dy herë janë spastruar shqiptarët në histori: nga Sllobodan Millosheviçi në Kosovë dhe janë 400 mijë shqiptarë të spastruar nga regjimi kriminal i Edi Ramës, të spastruar nga politikat e represionit, të terrorit, të shpunësimit, të gjobave, të rritjes së kostos së jetës, rritjes së çmimeve. Ne jemi të vendosur ta ndalim këtë projekt- theksoi lideri i opozitës, i cili u shpreh se mbështetja me investime është projekti më i mirë për ndaljen e shpopullimit. “Nëqoftëse projekti i Edi Ramës është shpopullimi i Shqipërisë, ne do të kemi projekt kryesor ndaljen e këtij projekti, mbështetjen e Veriut me investime, me rritje ekonomike, politika punësimi dhe t’i japim dorën biznesit të vogël, të rihapim shkollat dhe universitetet e mbyllura, për ta kthyer Shqipërinë në shinat e rritjes ekonomike”- deklaroi kreu i opozitës.

Lideri i opozitës u shpreh se referendumi “Rama ik” i 30 qershorit ndodhi në kushtet kur Shqipëria është në kolaps total ekonomik për shkak të babëzisë dhe hajdutërisë së Edi Ramës. “Kjo qeveri është një bande që i është vërsulur buxhetit të shtetit, pasurive të shqiptarëve dhe ka kthyer çdo institucion të shtetit në një instrument vjedhjeje, duke nisur me Parlamentin e duke përfunduar me drejtorinë më të fundit të Shqipërisë.”

Basha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.