Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Basha nga Dibra: Ngjarjet në Ukrainë, rrezik për destabilizimin e rajonit

11:58 / March 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha3 770x412 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij nga Dibra, ku do të mbyllet edhe fushata zgjedhore për zgjedhjet e 6 marsit, është ndalur te lufta në Ukrainë dhe pasojat që do të ndihen edhe në vendin tonë.

Ai theksoi se sulmi rus është kërcënim për mbarë botën, ndërsa shtoi se ka rrezik për destabilizim të rajonit.

“Të ndajmë të shkuarën nga e ardhmja, pesimizmin nga optimizmi. Dibranët e ndodhur kudo anembanë botës, kurrë nuk kanë qenë të izoluar me ngjarjet që ndodhin anë e mbanë botës. Një nga këto ngjarje që po ndodh, është pushtimi që po i bën Rusia Ukrainës. Ky është kërcënim për mbarë botën. Betejë midis të keqes dhe të mirës. Është betejë që Dibra e njeh shumë mirë. Me numra më të vegjël se ushtritë pushtuese, është gjendur në lufta të pabarabarta, duke luftuar kundër shumë krajilijve, por ia kemi dalë të mbrojmë Dibrën. Sot është moment i rëndësishëm dhe për sakrificat e stërgjyshërve tanë. Ngjarjet që po ndodhin në Ukrainë mund të destabilizojnë dhe rajonin, përmes aleatit që Rusisë, që i kanë lënë shpesh shapkat shpesh në bregun e Drinit, aleati i tyre që u nda nga bota demokratike dhe refuzoi ta dënonte agresorin. Sot ka një dallim të madh, pasi ka vite që shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë, janë të bekuar me një aleat si SHBA. Çdo sulm kundër Shqipërisë, është sulm ndaj SHBA-ve. Ne jemi të mbrojtur në çdo rast. Detyra jonë si PD është që qëndrojmë ashtu siç kemi lindur, partnerë të SHBA-ve. Të tillë kemi lindur dhe do vazhdojmë dhe të tillë do të ecim para me zgjedhjet që do të bëjmë dhe këtë të dielë. Kjo situatë e krijuar me sulmin në Ukrainë, do të ndikojë në vendin tonë, siç është çmimi i karburantit. Thirrja ime e drejtuar kësaj qeverie është që të marrë masat e menjëhershme. Të ndalë pagesat korruptive të inceneratorëve, që ishte një aferë e pastër korruptive. Plot 430 mln euro kanë shkuar në xhepat e qeveritarëve. Çdo duhet t’u kthejë shqiptarëve paratë. Kjo është beteja jonë. Ky është modeli ynë”, tha Basha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.