Nga SHBA-ja, ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha shkruan në rrjetet sociale se zhvilloi sot një takim të frytshëm në Këshillin e Atlantikut. Ai shkruan se u diskutua për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, trafiqeve dhe lirinë e medias.
Ai po ashtu shton se u fol për zgjidhjen e konflikteve që aktualisht kërkojnë të mbajnë peng të ardhmen e Ballkanit perëndimor, për shkak të liderve politik që nuk ndahen dot nga e shkuara e që kanë prodhuar veç drama për vendet tona.
Basha: Sot zhvillova një takim të frytshëm në Këshillin e Atlantikut. Kënaqësi të ndaja qëndrimet tona, për çështje me interes të veçantë, me Jörn Fleck | Drejtori për Qendrën Evropiane në Këshillin Atlantik, si dhe me bashkëpunëtorë të tij, të fokusuar në çështjet evropiane mes të cilëve, Ilva Tare, Damir Marusic, Luka Ignac e Lisa Homel.
Diskutuam gjerësisht për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, trafiqeve dhe lirinë e medias. Folëm gjithashtu dhe për bashkëpunimin rajonal dhe mundësinë për zgjidhjen e konflikteve që aktualisht kërkojnë të mbajnë peng të ardhmen e Ballkanit perëndimor, për shkak të liderve politik që nuk ndahen dot nga e shkuara e që kanë prodhuar veç drama për vendet tona.