Kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka mundur dot që të shikojë momentin kur në një nga stacionet televizive ka dalë reklama e Partisë Socialiste, e cila kërkon që të votohet numri 12.
I pranishëm në një familje, në një nga takimet elektorale në njësinë numër 6, Basha ka fikur televizorin.
Ai shihet në pamjet e publikuara dhe nga vetë Partia Demokratike, se si sapo futet në shtëpi, fik televizorin, më pas, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, nis bisedën me me familjen në fjalë.
