Ish-Presidenti Bamir Topi ka folur për situatën politike në vendin tonë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku tha se i intereson që Basha të vazhdojë te jetë kryetari i opozitës.
Bamir Topi tha se Lulzim Basha nuk do të kishte jetë në Partinë Demokratike nëse nuk do të kishte lidhjen me ish-kryeministrin Berisha. Ai thotë se duke mbajtur në krye të PD-së Bashën, në këtë mënyrë Rama mban dhe Berishën, për ta përdorur si një krahasim për t’i thënë popullit “shikoni çfarë ju pret”.
“Duke stimuluar Bashën, Rama stimulon dhe ate lidhjen tjetër Basha-Berisha. Basha për mendimin tim nuk mund të ketë jetë në PD nëse nuk do kishte lidhjen me Berishën. Kjo lidhje është lidhje interesash. Duke tentuar që ai të mbajë Bashën, Rama kërkon të mbajë Berishën. Duke mbajtur Berishën, gjithmonë ka një motiv me të cilin ai krahasohet, duke thënë shikoni ccfarë ju pret. Të gjithë ata që janë larguar e kanë me Lul Bashën. Nuk mendoj se është vetëm Luli. Është një lloj mekanizmi tjetër. Luli është njeriu i caktuar për ta interpretuar rolin. Po të kishte qenë Luli në të gjithë vendimarrjen e vet, unë do të kisha qenë i lumtur për demokracinë në Shqipëri. Pse? Do rrëzohej njëherë, do mësonte. Do rrëzohej me ata njerëz, do tentonte të afronte njerëz të aft”, tha më tej Topi.