Në bashkëbisedimin e tij me gazetarët kreu i PD-së Lulzim Basha tha se brenda javës së parë të shtatorit do të ketën padi penal epër arkitektët e Teatrit, kasave fiskale dhe Akademisë së Arteve.
“Brenda javës së parë të shtatorit, opozita do të padisë në prokurorinë shqiptare dhe në atë daneze, arkitektin danez të Teatrit Kombëtar Bjarke Ingels dhe kompaninë e tij BIG, Po bëhen përgatitje për të bërë të njëjtat hapa, me mundësitë që kemi në opozitë, kur të jemi në qeveri, do të kemi të tjera mundësi, edhe përsa i përket mafiozëve kroatë të Ramës me kasat fiskale. Gjithashtu, I njëjti veprim do të bëhet edhe përsa i përket një tjetër shkatërrimi i një tjetër vepre, nëpërmjet mikut të Edi Ramës, Casamonti, që mesa duket do të marrë përsipër veprën korruptive tek sheshi Nënë Tereza”, tha Basha.
Ai shtoi se hetim penal dhe auditim financiar do të bëhet me të gjitha kontratat, koncesionet dhe lejet e dhëna nga qeveria “Rama”.
“Do të gjurmohet çdo burim parash dhe cdo individ shtetëror dhe privat i përfshirë në këto kontrata. Ne do të kemi një program të posaçëm për rikuperimin e të gjitha pasurive dhe parave të vjedhura nga zyrtarët shtetërore dhe klientët e tyre. Dua t’u them qartë të gjithë zyrtarëve dhe klientëve të tyre: Me paratë që po vidhni nuk jeni duke blerë mirëqneie dhe luks, por jeni duke blerë burgun. Nëse mendoni se do vidhini qindra miliona euro, praktikisht të gjtihë parata e taksapaguesve shqiptarë dhe do t’ia hidhni, gaboheni. Nëse mendoni se shqiptarët do të vuajnë në varfëri, pa arsim dhe shëndetësi, dhe pa mundësi se apratë e tyre i keni vjedhur ju, gaboheni. Ata që mendojnë se do dergjet në mjerim një popull i tërë që ata të jetojnë në luks, gabohen”, tha ai
