Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Basha paralajmëron procedim ndaj Policisë nëse pengon protestën e së hënës

17:34 / April 23, 20173 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lideri i opozitës Lulzim Basha i kujtoi kryeministrit Edi Rama, protestën e 21 Janarit që mbajti opozita e majtë kundër qeverisë “Berisha”, për të treguar se ata që i vënë flakën vendit, në fakt janë njerëzit që sot kanë pushtetin politik.

Në përgjigje të akuzave të kreut të qeverisë, se të hënën Partia Demokratike do të krijojë destabilitet dhe rrëmujë duke bllokuar rrugët për një orë, Basha siguroi edhe një herë se gjithçka do të jetë paqësore.

“Ata digjnin makina, dhe thyenin e shkatërronin institucionet me gurë, me shishe me benzinë, e mbaj mend se çfarë lloj dhune ushtrohej në protestat e tyre. Dhunë në protestat e opozitës nuk ka dhe nuk ka për të pasur”, tha Basha nga çadra e protestës, duke theksuar se nga ora 11:00 – 12:00 të së hënës, nga ana e opozitës do të ketë vetëm bllokim total të transportit kombëtar për një orë pa asnjë shfaqje të dhunës

Kreu i Partisë Demokratike i dha përgjigje edhe Policisë së Shtetit, e cila këtë të dielë doli me një deklaratë zyrtare për të thënë se nuk ka leje për protestën e PD-së, me argumentin se nuk ka asnjë arsye të motivuar me ligj për të bllokuar rrugët kryesore kombëtare.

Duke cituar ligjin, Basha tha se parashikohen dënime penale për ata që pengojnë mbledhje dhe manifestime paqësore të qytetarëve.

Lideri demokrat ju drejtua kamerës së televizionit Top Channel, të cilin vazhdimisht e ka akuzuar si “shërbëtor” të qeverisë, për të dhënë mesazhin se Policia nuk ka asnjë detyrë për të dhënë leje për protestën. Sipas ligjit – tha Basha – Policia vetëm njoftohet për tubimin dhe merr masat për mbarëvajtjen e tij.

“Top Channel, dy herë në ditë fake news, e bëre baltë fare. Nuk jep leje policia për grumbullime paqësore të qytetarëve. Ligji thotë se policia duhet vetëm të njoftohet. Do vëzhgoheni e regjistroheni nga toka e ajri, do përballeni me forcën e plotë të ligjit, nëse guxoni të prekni qytetarët. Top Channel po ta falim meqë është darka e së dielës, po ta konsiderojmë injorancë dhe jo shërbesë ndaj Edi Ramës dhe kastës kriminale në pushtet”, u shpreh kryeopozitari Basha.

Këtë qëndrim të Policisë, Basha e quajti të paprecedentë dhe të ndikuar politikisht nga Rama, dhe shtoi se me një polici nën nënshtrimin e kryeministrit, nuk mund të ketë zgjedhje të lira.

Në përfundim, kreu i Partisë Demokratike i bëri thirrje qytetarëve të dalin pa frikë në protestën e së hënës, duke i dhënë porosinë e fundit se gjithçka duhet të jetë paqësore.

“Një orë sakrificë kombëtare për një pafundësi të mirash në republikën e re që po vjen”, përfundoi kreu demokrat.  /TiranaNews/

Edi Rama Lulzim Basha Protest
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.