Kreu i opozitës Lulzim Basha me një postim në rrjetet sociale pas protestës së një dite më parë për teatrin thotë se ky është triumfi i parë i një rruge “që do të shpëtojë vendin nga hajdutësia dhe krimet e Edi Ramës”.
POSTIMI I BASHES
Së bashku me artistë dhe qytetarë në protestën e Aleancës për Teatrin, në mbështetje të kauzës së tyre të drejtë dhe vlerave të demokracisë dhunuar barbarisht më 17 maj nga qeveria e Edi Ramës.
Opozita ka një qëllim, t’u japë fund sa më parë kushteve në të cilat padrejtësia shtyp qytetarët, shkatërron pronën e tyre, i varfëron dhe kjo padrejtësi e ka një emër: ky është Edi Rama.
Vlerat e qytetarisë shqiptare të manifestuara sot në këtë shesh janë triumfi i parë i një rruge që do e shpëtojë vendin nga hajdutëria dhe krimet e Edi Ramës.
