Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Basha: PD do fitojë shumicën që i mundëson qeverisjen e vendit

10:40 / October 26, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“PD-ja dhe opozita, janë gati të hyjnë në zgjedhje nesër dhe t’i fitojnë ato”. Keshtu shprehet kryedemokrati Lulzim Basha ne nje interviste te dhene per Mapo, ku tregon mes te tjerash çfarë ka ndryshuar nga 30 qershori, cili është plani për të mundësuar votë të lirë e të ndershme dhe rikthimin e të larguarve ne parti.

“Partia Demokratike do të fitojë shumicën e duhur që do t’i mundësojnë qeverisjen e vendit. Të gjitha sondazhet e nxjerrin sot Partinë Demokratike forcën e parë politike në vend, një fenomen që ka, të paktën, dy dekada që nuk ndodh në Shqipëri. Ne po bëjmë gjithçka të bindim edhe elektoratin e pavendosur se PD është alternativa më e mirë për vendin. Dhe për këtë ne kemi hartuar një program ekonomik në bashkëpunim të ngushtë me ekspertët gjermanë te CDU dhe në konsultim të gjerë qytetar”- thote Basha, pyetur se sa deputete merr PD nese behen neser zgjedhjet.

Kryedemokrati sqaton se e kane tashme gati platformën antimafia dhe antikorrupsion, me të cilën, çdokush që ka futur duart në pasurinë publike do t’ua ktheje mbrapsht qytetarëve, kemi paraqitur propozimet tona për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Pyetur per rikthimin e te larguarve nga PD, pasi nuk i vuri ne listen e kandidateve per zgjedhjet e vitit 2017, Basha jep kete pergjigje:

“Partia Demokratike ka qenë dhe do të mbetet një parti e hapur, ku cilido që dëshiron të japë kontribut, do t’i mundësohet kjo. Unë nuk kam larguar dhe nuk do të largoj kurrë nga PD asnjë demokrat, asnjë kontributor. Secili prej tyre është aksioner në këtë parti dhe ka përgjegjësi përpara demokratëve të tjerë për të kontribuar në suksesin e Partisë Demokratike. Kam komunikim të vazhdueshëm me themelues të Partisë Demokratike, me ish-drejtues apo ish-deputetë, që vazhdojnë të kontribuojnë në parti përmes këshillave dhe aktivitetit të tyre. Përfitoj nga eksperienca e tyre e çmuar për të bërë të mundur sa më shpejt ndryshimin që e dëshiron çdo shqiptar. Partisë Demokratike po i bashkohen çdo ditë të rinj e të reja të shkolluar brenda dhe jashtë vendit në universitetet më të mira te botës, po i bashkohen me një entuziazëm prekës gjimnazistë që duan të kontribuojnë në ndryshimin e madh që e pret vendin. Në PD kontribuuesit më të mëdhenj janë dhe qëndrestarët e palëkundur dhe idealistë, të cilëve u kemi një borxh të madh mirënjohje”.

Ne fund, Basha zbulon edhe detaje nga vizita qe do te kete ne SHBA. “I gjithë kontakti dhe bashkëpunimi im me faktorin ndërkombëtar, me partnerët tanë strategjikë SHBA, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Italinë, Greqinë, Francën, Holandën, vendet e tjera të BE, kanë një qëllim: t’i japim fund kësaj krize të thellë politike dhe institucionale, t’i japin fund krizës ekonomike dhe sociale për shqiptarët, dhe për të hapur horizontin për Shqipërinë e standardeve europiane”-thote ai

Basha PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.