Kreu i PD-së Basha ka reaguar dhe për deklaratën e ish zv. kryeministrit Erion Braçe në Kuvend, i cili tha se taksa e qarkullimit është vendosur që në kohën e PD-së.
Basha tha se kjo është e vërtetë por në atë kohë kjo taksë ka qenë 8.4 lekë për litër me gjithë TVSH, ndërsa sot shkon 24 lekë.
“Dhe ata qe nuk kanë makinë e paguajnë këtë taksë në çdo malle shërbim se karburanti është gjaku i ekonomisë. Ish zëvendësi i tij që ditën firmoste koncesione, natën shante qeverinë në Facebook e doli në Parlament dhe tha taksën e ka vendosur PD. Nuk është e vërtetë. Taksa e qarkullimt është vendosur vërtetë nga pulla po ka qenë 7 lekë, 8.4 përfshi tvsh, ky e ka shtuar me 24 lekë”, tha ai.
Ai akuzoi se se 30% e karburantit në Shqipëri hyn kontrabandë.
