Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Basha për përsërit premtimin në Has: Trau i Rrugës së Kombit do të hiqet

12:00 / April 18, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
682f8d89 5819 473f aae5 fb86165e49ce
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me qytetarët ne qytetin e Hasit. Duke bërë thirrje për një bashkim të madh drejt ndryshimit, Basha tha se vota për numrin 9 do të bëj të mundur heqjen e traut tek Rruga e Kombit, luftimin e varfërisë dhe përmirësimin e infrastrukturës në Has.

Ndër të tjera Basha hodhi akuza dhe kundër Kryeministrit Edi Rama duke e bërë përgjegjës për varfërimin e vendit dhe largimin e rinisë nga vendi.

“Para që shkojnë për abuzime dhe përfitime të një grushti qeveritarësh, marrëveshjen abuzive me çdo familje shqiptare. 335 mijë familje shqiptare, pagesat e përmuajshme për ata që i bëjnë rrush e kumbulla do të amnistohen nga qeveria e dalë nga vota juaj. Sepse me votën tuaj ju do të bëni të mundur që të kemi një qeveri që punon për ju dhe jo për vete. Një qeveri të të gjithë shqiptarëve e jo të një grushti oligarkësh. Me votën tuaj më 25 prill, ta ndajmë tranzicionin nga epoka e re që po hapim e rinisë hasjane, e rinisë kuksiane, e Shqipërisë si gjithë Europa! Sepse 8 vite janë një kohë e gjatë, shumë e gjatë për ta provuar një njeri.

Edhe 8 vite Hasi e ka provuar Edi Ramën siç e ka provuar e gjithë Shqipëria, 8 vite dështime, 8 vite premtime të pambajtura, 8 vite varfëri, 8 vite shpunësim, 8 vite emigracion, largim masiv i më të mirëve, i djemve të dritës së syrit të nënave të tyre nga Hasi, nga Kukësi, nga Tropoja, o i mjerë që mendon se me një ditë dhe një fluturim mund të lash 8 vite borxh ndaj këtyre banorëve! Që i fyen në mençurinë e tyre, këtë trevë që mençurinë dhe trimërinë ja ka dhënë gjithë shqiptarëve! Nuk e nuk ka për të patur amnisti për dështimet 8 vjeçare të Edi Ramës, sepse shqiptarët janë të bashkuar, të bashkuar  janë nënat që kërkojnë ti mbajnë fëmijët e tyre ti edukojnë e ti arsimojnë e ti punësojnë këtu, qytetarët që kërkojnë punë në vendin e tyre, fermerët e Hasit të cilët duan të njëjtin trajtim si fermerët matanë Qafës së Prushit, duan ndryshim dhe ndryshimi është në dorën tuaj më 25 Prill.

 Prandaj këto janë zgjedhjet më të rëndësishme, këto janë zgjedhjet më të rëndësishme që do të ndajnë njëherë e mirë një pyetje, një pyetje të vetme që shtrohet para gjithë shqiptarëve e para gjithë Shqipërisë, shtrohet para prindërve por ka të bëjë edhe me ata fëmijë të mrekullueshëm të Hasit. A do t’ia hapni derën dështimit edhe 4 vjet të tjera? A do t’ia hapni dyert e familjeve tuaja dështimit e ta lini peng familjen tuaj, ti lini peng fëmijët tuaj edhe për 4 vjet të tjera? Apo do të bëhemi bashkë për ndryshim, ndryshimin që kërkon çdo shqiptar? Shoh këtë shesh të Krumës të mbushur si asnjëherë, të mbushur me qytetarët e Hasit njësoj si një familje e madhe pa asnjë dallim politik, sepse edhe fitorja e 25 Prillit, fitorja e Partisë Demokratike, e Koalicionit për Ndryshim dhe Aleancës për Ndryshim do të jetë fitorja e çdo shqiptari.

 Sepse e kundërta as mund që të imagjinohet, jo 4 vjet po as 4 dit më shumë, siç më tha një gjysh gjatë në turin tim të mbrëmshëm nga Saranda në Tropojë, as 4 orë më shumë nuk durojnë dot. E pra dita po afron, ora po vjen, ndryshimi është në dorën tuaj. Masivisht sepse duke qenë zgjedhjet më të rëndësishme që do të vendosin nëse do të ecim  përpara drejt Europës apo do të izolohemi përsëri, atëherë duhet dhe do të ketë pjesëmarrjen më masive në votime. Asnjë të mos mbetet  pa votuar. Derë më derë, shtëpi më shtëpi, hasjane e hasjanë, nënat e Hasit, bashkëshorte, gra, vajza ju që keni vuajtur dhe vuani më shumë se çdokush largimin e djemve tuaj. Baballarë të Hasit, ju që sakrificën e një jete të tërë nuk e shijoni dot për një arsye të vetme, për një dështim, për një përgjegjës të cilin keni në dorë ta largojmë me votë më 25 Prill. Pensioniste dhe pensionistë, fermerë dhe fermerë që ndryshimi që të gjithë duam të ndodhë duhet që të gjithë të marrim përgjegjësitë tona sepse më 25 Prill nuk është dita e partive, nuk është dita e politikanëve, është dita e Hasjanëve, është dita e shqiptarëve. 8 vjet me pushtetin më të madh se çdokush tjetër para tij, si Enver Hoxha mori në dorë fatin e çdo familje, mori peng fatin e fëmijëve tanë, bllokoi rrugën e Shqipërisë Europiane“, u shpreh Basha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pagat e drejtësisë/ Balla i përgjigjet Bardhit: I përcakton Kuvendi/ Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave

12:18 / September 8, 2026

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Bardhi i drejtohet Peleshi: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, gjykatat në kolaps për fajin tuaj

11:37 / September 8, 2026

Kryeministri Rama pret ambasadoren e re të BE-së: Mirë se erdhe në Tiranë

11:20 / September 8, 2026

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.