Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Basha i përgjigjet Ramës: Mos u shtir sikur e ke hallin tek PD! Nuk na blen dot

19:34 / April 30, 20172 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Basha Cadra
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të dielë kryeministri Edi Rama i është drejtuar Lulzim Bashës, duke thënë se ai dhe PD, kanë 40 orë kohë për të vendosur nëse do të hyjnë apo jo në zgjedhje, por pak minuta më pas është përgjigjur vetë Basha.

Përmes një statusi në rrjetin e tij social, kryedemokrati i është përgjigjur Ramës, duke i sugjeruar që të mos bëjë sikur e ka “hallin” tek PD, pasi opozita nuk do të mund të blihet kurrë nga kryeministri.

Kësisoj, Basha ka dhënë sinjalin e qartë se nuk do të hyjë në zgjedhje, pasi ka zgjedhur demokracinë. Lideri i opozitës theksoi se pas betejës, PD do të dalë më e fortë dhe nuk do të jetë “një histori e të shkuarës” siç e cilësoi Rama.

REAGIMI I BASHËS

E gjithë karriera e Edi Ramës është ngritur mbi blerjen e të gjithëve dhe çdo gjëje, të partisë, të aleatëve, të partnerëve, të bizneseve, të mediave, të shoqërisë civile. Me zhagen e lejeve të ndërtimit, të koncesioneve, të favoreve, të parave publike, Edi Rama ka blerë rrugën e tij deri në majën e pushtetit.

E vetmja që nuk ka blerë dot ndonjëherë Edi Rama ka qenë Partia Demokratike. Dje pasi mbylli edhe pazaret e fundit me ata që shiten dhe blihen, pasi bëri një listë kandidatësh me deputetë pasuria e të cilëvë e kalon edhe prodhimin kombëtar të Shqipërisë, Edi Rama kuptoi se prapë nuk mund të blejë dot pluralizmin dhe demokracinë, sepse demokratët e vërtetë nuk u shitën.

Ndaj me dinakërinë e tij të zakonshme sot u shtir sikur ka hallin e Partisë Demokratike.

Partia Demokratike ka zgjedhur lirinë, pluralizmin dhe demokracinë e vërtetë.

Kjo është kauza e drejtë, ky është shërbimi më i madh për popullin dhe për të ardhmen e Europiane të Shqipërisë.

Partia Demokratike do të dalë më e fortë nga kjo betejë, ndërsa Shqipëria do të ketë Republikën e Re, të vërtetë dhe perëndimore.

Më herët Edi Rama deklaroi se do ta linte të qetë 48 orët e fundit Lulzim Bashën, me argumentin se nëse këto dy ditë, PD nuk dorëzon listën e kandidatëve, bëhet ligjërisht e pamundur që ajo të hyjë në zgjedhje. /TiranaNews/

Edi Rama Lulzim Basha Opozita
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bëhuni gati për plazh/ Temperatura deri në 35 gradë, si parashikohet moti për ditët në vijim

13:54 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026

Rama nga Mali i Zi: BE të mos vonojë integrimin, të kalojë te anëtarësimi gradual

12:38 / June 5, 2026

Homazhe në nder të efektivit Enea Mekolli/ Koçiu: Ngjarje shumë e rëndë humbja e jetës së dëshmorit të atdheut

12:11 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.