Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Basha prezanton kandidatin e PD-së në Lushnjë: Indrit Sefa, avantazh për PD-në

18:11 / February 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha 4 756x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar kandidatin e demokratëve për Bashkinë e Lushnjes, Indrit Sefën.

Ai tha se Sefa ka luftuar kundër padrejtësive që i bëheshin këtij qyteti, kundër privimit të lirive nga qeveria e Edi Ramës.

“Njësoj si në atë kongres historik, në atë ngjarje të madhe të shpalljes së Pavarësisë, familjarët e Indrit Sefës kanë luajtur një rol kyç, jo për veten e tyre por për gjithë Shqipërinë. Ndaj sot e kam kënaqësi të ndodhem në mesin tuaj dhe t’ju them, se ndonëse shpesh kam qenë dhe kam dëgjuar avokatinë e Indrit Sefës, kur luftonte kundër padrejtësive, kundër shtypjes dhe privimit nga qeveria banditeske e Edi Ramës. Unë i kam dëgjuar nga goja e bashkëpunëtorëve të tij, rolin e tij vendimtar që bënte diferencën mes padrejtësisë dhe drejtësisë, nuk kam patur asnjë hezitim, kur demokratët lushnjarë e propozuan si kandidatin e PD-së për bashkinë e Lushnjes. Jam këtu sot me zemër plotë me krenari. Është Indrit Sefa kandidati i PD-së.

Është njeriu që do të punojë për qytetin, që nga familjet e vjetra themeluese të qytetit, e deri tek fermerët në cepat më të largëta të kësaj bashkie. Në veçanti jam i bindur se zgjedhja e një njeriu, jo vetëm me një fytyrë njerëzore, por me një moral të mirë, është një avantazh për PD-në. Është një ofertë e pamundshme nga askush tjetër, për qytetarinë lushnjare. Një nga arsyet kryesore pse kemi mbetur këtu është model ii korrupsionit, ajo buron nga një fytyrë ç’njerëzore e politikës. Nuk ka lidhje me hallet e njerëzve, shpresat e tyre, nuk ka asnjë lidhje me brengën e fermerëve lushnjarë. Në momente të tilla, zoti nuk na ka braktisur”, tha Basha.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.