A janë antarët e rinj të kryesisë së PD-së “ushtarë” të betuar të kryetarit Lulzim Basha ? Kjo është pyetja që shtrohet kur sheh shtrirjen gjeografike të preferuarve të Bashës në forumin më të lartë të partisë kryesore të opozitës.
Në Qarkun e Dibrës Partia Demokratike ka fituar në zgjedhjet e fundit pak më shumë se shtatë mijë vota, ndërkohë Basha i kërkoi Kuvendit Kombëtar të votojë tre antarë kryesie, Xhemal Gjunkshi, Kreshnik Collaku e Dhurata Cupi.
Për të mos rënë në sy Gjunkshi nuk u shpall fitues, ndërkohë dy kandidatët nga Mati, Collaku e Cupi “fituan” sipas Gjanës. Po a përfaqësojnë ata anëtarësinë dhe mbështetësit e PD-së në rajon dhe më gjërë ?
Qarku i Dibrës nuk ka ndonjë peshë të madhe në elektoratin shqiptar. Janë të regjistruar 134 mijë zgjedhës. Votojnë afro 70 mijë dibranë, bulqizakë e matjanë. Në Dibër ka 118 qendra votimi me 56 mijë votues, në Mat 53 qendra me afro 29 mijë zgjedhës, në Bulqizë 56 qendra votimi me mbi 29 mijë votues dhe në Klos 32 qendra votimi me afro 16 mijë zgjedhës.
Qarku ka gjashtë deputetë, dy PS, dy PD, një LSI dhe një PDIU. Në zgjedhjet e fundit politike Kreshnik Collaku e Dhurata Cupi ishin të deleguar në rrethin e Matit. Në përfundim të zgjedhjeve rezultoi se: PS fitoi në dy bashkitë, Mat e Klos 10.500 vota dhe PD afro 7 mijë.
Parë në këtë aspekt dy anëtarët e rinj të PDSH-së kanë fituar në zgjedhjet e fundit aty ku ishin dërguar nga Basha nga 3500 vota. Atëherë shtrohet pyetja: A e ka luksin PD të ketë një anëtarë kryesie në kaq pak votues ? Apo zgjedhja është e kryetarit Basha, për të patur “kamikazët” e tij në kryesi, për të sunduar shumicën në këtë subjeKt politik.
Kjo të kujton një video të montuar ku kryetari de fakto Sali Berisha i drejtohet Bashës me shprehjen “ti je pykë në matematikë”.
