Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Basha rikthehet, Berisha nuk ikën. Kush e merr drejtimin e PD-së?

11:08 / May 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha basha11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E mori drejtimin e PD-së në 2013 dhe e la në 2022. Pas një viti, Lulzim Basha rikthehet në PD. Dalja e tij e fundit me studentë dhe të rinj jep sinjalin publik se ai ka vendosur të rimarrë drejtimin e PD-së zyrtare.

“Kjo kohë reflektimi më shërbeu të shihja edhe më qartë sesi ky sistem politik ka degraduar në një shfaqje që ka në qendër hallet e politikanëve, jo problemet e qytetarëve. Sherret, akuzat dhe baltosja nuk mund të jenë përgjigjja për sfidat e mëdha që ka Shqipëria. Më shumë se 70% të qytetarëve e ka refuzuar këtë teatër politik, që nuk ka asnjë zgjidhje për familjet shqiptare. Kjo shumicë e heshtur kërkon një ndryshim rrënjësor në politikbërjen e vendit, një ndryshim që patjetër mund ta sjellim të gjithë bashkë”,-tha dje Basha.

Kurse Berisha nuk e ka në plan që të japë dorëheqjen nga drejtimi i PD-së së tij, ndonëse humbi thellë. PD-ja me Bashën merr çdo gjë zyrtare, edhe me gjykatë. Berishës do ti mbetet të dalë nga çadra e Ilir Metës dhe të krijojë parti të re politike. Me sa duket do të kemi tre palë nga qendra deri në të djathtë, Ilir Meta, Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

Arlind Qori dhe Adriatik Lapaj apo edhe disa të tjerë mundet të jenë konkurues duke marrë vota nga qendra deri majtas. E mira e politikës dhe e popullit ishte që të iknin të gjithë këta që kanë vite në pushtet dhe në opozitë, por me sa duket asnjeri nuk ikën, ndaj edhe Lulzim Basha ka të drejtën e tij të shkojë në krye të PD.

Lulzim Basha Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.