Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shfaqur ndryshe në një intervistë mbrëmjen e sotme, ku shihet në një video duke i dhënë makinës teksa është shkuar në Elbasan me gazetarin Endri Xhafo.
“Sinqerisht nuk po më besohet që kam këtë privilegj që në mes të fushatës të kem mundësinë t’i jap makinës. Faleminderit për mundësinë”, tha Basha gjatë intervistës.
Ai tha se në 10 vitet e fundit kanë qenë shumë të rralla rastet kur i ka dhënë vetë makinës.
“Po bën më shumë se 10 vite që e kam pasur të pamundur, me ndonjë rast të rrallë rrugëve rurale me Aurelën. Që i numëroj me gishtat e një dore. Përgjigja që kam është faleminderit për mundësinë që më jep. Dhe justifikimi ishte, është aktivitet mediatik, nuk po e marr për qejf”, tregoi Lulzim Basha.