Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Listat e hapura ose të mbyllura dhe partitë e reja!

19:19 / January 12, 20254 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
listatt
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Alban Daci

Një diskutim dikur i vlefshëm e sot i dëmshëm dhe jashtë realitetit është ajo e listave të hapura ose lista të mbyllura!

Listat e mbeten të mbyllura pasi kështu e diktuan me një marrëveshje në formë imponimi dy partitë e mëdha! Pavarësisht se pretendimi i partive opozitare është se këtë e ka kërkuar PD dhe kjo tashmë e konfirmuar dhe nga aleati kryetarit i Partisë Republikane!

Në fakt nuk ka shumë nevojë për të gjetur të vërtetën! Në thelb marrëveshja për listat e mbyllura me PD e PS është vazhdimësia e kushtit të “ribashkimit” të PD, ose rikthimit të grupimit që me 8 të janar ishte i ngujuar dhe grupimit të Berishës që ishin rrethuesit!

8 Janari i PD ngjanë më rrethimin e Krujës, por me tonalitet të ndryshëm, se fituesi doli Berisha sikur të ishte sulltan Murati dhe humbës një pjesë e tyre që ishin brenda në kala që do të ishin në rolin e Skënderbeut, i cili në histori ishte fitues!

Bashkimi i grupimit të dytë që u larguan nga Basha duke shkuar me Berishën ishte edhe çështja e vendeve të sigurta në Kuvend! Ky grupim në fakt është më konsensus të vogël në zgjedhjet e 2021 e ishin aty si produkt i listave të Bashës me pak vota ose thuajse fare. Pastaj konsensusi i tyre kishte rënë në nivelet zero për faktin se kishin mbajtur qëndrime kundër Berishës e kështu në mundësinë e një garë të hapur që disa prejt tyre se kishin provuar veten kishin gjasa të mos rihynin më në Kuvend!

Kështu bën marrëveshje me Berishën për të mohuar çfarë kishin thënë, për t’a mbështetur me kushtin: të rikonfirmoheshin në postet që kishin pasur brenda PD të Bashës,  ndonjëri prej tyre të marrë pa meritë e me katapultim dhe të kishin po me metodën e listave të mbyllura një vend të garantuar në Kuvend!

Berisha vetë nuk kishte nevojë për lista të mbyllura po kishte marrëveshjen me kushtë të grupimit të dytë që i bashkua me të pas ngjarjeve të 8 janarit!

Basha me grupimin tjetër të partive të vogla bënë gjithçka për tu qëndruar listave të hapura e siç kishin premtuar e dërguar çështjen në Gjykatën  Kushtetuese, e cila me një vendim shumë të diskutueshëm e rrëzojë!

Megjithatë, Basha vazhdon të deklarojë se ai do të hyjë në zgjedhje me “Lista të Hapura”! Ky është një gabim i madhë që po bënë, sepse dëshira më realitetin janë krejt të ndryshme! Sot, kemi një kod me lista të mbyllura e shumë pak të hapura dhe subjektet politike duke përfshirë edhe atë të Bashës duhet të sillen në përputhje me Kodin Zgjedhor për t’a përdorur me teknika efikase për të rritur konsensusin  elektoral!

Aplikimi i listave të hapura është jo vetëm i pamundur, por do të bënte konfuz elektoratin duke minimizuar numrin real të marrjes së mandateve!

Basha nuk ka asnjë obligim moral tashmë që t’i qëndrojë fjalës së dhënë, sepse ai ashtu siç kishte premtuar e dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese ku dhe humbi!  Teoria e listave të hapur, nëse është e sinqert politikisht është e gabuar e nëse nuk është e sinqert mund të fshehë mundësi për të përfshirë në lista persona që vijnë nga sipërmarrja duke ju thënë shpenzoni para e fitoni e kjo ndoshta edhe për faktin e mundësive të vogla ekonomike që kanë partitë pasi Kodi zgjedhor përsëri favorizon vetëm dy partitë e mëdha nga fondi i KQZ për partitë!

Basha, nëse do të hyjë në zgjedhje dhe nëse e ka seriozisht për të fituar, në listat e mbyllura duhet të vendos intelektualë që kanë impakt publik dhe e kanë ndihmuar atë politikisht në momentet më të vështira dhe në listat e hapura të vendos prurjet e reja që vijnë nga sipërmarrja!

Po ashtu, ai vetë në cilësinë e liderit nuk mund të jetë në listën e hapur dhe nëse e mendon ashtu gabon rëndë, sepse po penalizon vetën politikisht pa asnjë llogjikë reale politike.

hapura listat partite
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Është marrë vendimi tashmë…

10:53 / July 18, 2026

Spiralja e panevojshme ku po zhytet Agron Shehaj me “deklaratat” e pasurisë

21:03 / July 17, 2026

Ekzaltimi me idenë se ‘SPAK po tremb paranë’

10:20 / July 15, 2026

100 mijë në bulevard, ose 800 mijë në kutitë e votimit

20:42 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.