Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Basha shkon në Parlamentin Britanik, nis vizitat e para si kryetari i ardhshëm i PD-së së vulës

13:22 / June 21, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
347405409 814886743339890 8692848591851797014 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lulzim Basha, që kandidon për postin e kryetarit të PD0së zyrtare, sot ndodhet në Londër, ku u prit në parlamentin e Britanisë së Madhe. Përmes një postimi në Facebook, Basha thekson që marrëveshja me njohjen e ndërsjelltë në qendër është zgjidhja e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë. “Kjo mund të arrihet vetëm përmes një bashkëpunimi të ngushtë dhe koordinimi të pandarë të Kosovës me partnerët britanikë, amerikanë dhe europianë. Kosova e pavarur është një realitet i pakthyeshëm dhe sa më parë Serbia ta pranojë këtë realitet do të jetë mëmirë për serbët dhe gjithë rajonin”,-shkruan Basha.

Postimi i plotë

Nder dhe kënaqësi takimi dhe biseda me lordin David Richards, në Parlamentin Britanik 🇬🇧
U ndalëm gjerësisht te situata me emigrantët, tensionet në Kosovë por dhe agresioni Rus në Ukrainë. Ndamë keqardhjen për situatën e krijuar në Shqipëri që po i detyron të rinjtë të vënë jetën në rrezik për një të ardhme më të mirë në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjuha fyese dhe denigruese e përdorur ndaj emigrantëve nuk e ndihmon zgjidhjen e problemit por vetëm ndikon padrejtësisht në stigmatizimin dhe diskriminimin e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë me ndershmëri dhe dinjitët në Britaninë e Madhe. Ramë dakord që dy vendet duhet të punojnë bashkarisht duke ndihmuar në lehtësimin e procedurave për punësime të rregullta në Britaninë e Madhe dhe ajo që është më e rëndësishme, për të ofruar mundësi më të mira punësimi dhe jetese në Shqipëri.

Një tjetër çështje në diskutimin tonë ishte dhe Kosova. Marrëveshja me njohjen e ndërsjelltë në qendër është zgjidhja e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe mënyra më e mirë që serbët e Kosovës të jetojnë e punojnë pa u shantazhuar apo përdorur për interesat politike të Beogradit. Kjo mund të arrihet vetëm përmes një bashkëpunimi të ngushtë dhe koordinimi të pandarë të Kosovës me partnerët britanikë, amerikanë dhe europianë. Kosova e pavarur është një realitet i pakthyeshëm dhe sa më parë Serbia ta pranojë këtë realitet do të jetë mëmirë për serbët dhe gjithë rajonin.

U ndalëm dhe të agresioni Rus në Ukrainë dhe pasojat që ka shkaktuar ajo. Lordi Richards mirëpriti me interes rezolutën që kam propozuar, e cila është mbështetur gjerësisht nga anëtarët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Përmes saj kërkohet konfiskimi i aseteve sovrane të Federatës Ruse në shtetet anëtare të KiE dhe krijimin e një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e konfiskuara të cilat më pas do të përdoren për rindërtimin e Ukrainës.
E falenderova lordin Richards për kontributin që Britania e Madhe ka dhënë për Shqipërinë në momete të rëndësishme për vendin. Partia Demokratike në qeveri dhe opozitë ka bashkëpunuar ngushtësisht dhe do të bashkpunojmë edhe në të ardhmen për marrëdhëniet strategjike me aleaten tonë Britaninë e Madhe, për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Lulzim Basha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.